3 rregulla të tjeshta për ta mbajtur shtëpinë gjithmonë të organizuar

A po kërkoni të dini cilat janë ato hapa të thjeshtë që do t’ju ndihmojnë ta mbani shtëpinë gjithmonë të mirëorganizuar, dhe një vend ku secili ka dëshirë të kalojë orët e ditës? Atëherë mbani shënim këto rregulla.

Rregulli #numër1. Bëje vetëm një herë.

E keni dëgjuar ndonjëhërë? Është një prej rregullave më të rëndësishëm gjatë pastrimit të shtëpisë. Zvarritja fillon atëherë kur gjërat fillojnë e grumbullohen, dhe rrëmuja bëhet e madhe për tu trajtuar e gjitha përnjëherësh. Mos e justifiko veten, por fillo e bëji gjërat siç duhet. Thuaji vetes se nuk ke kohë ti bësh nesër, se nesër do të kesh punë të tjera, përndryshe do të bëhesh dembele.

Rregulli #numër2. Organizoji hapësirat me radhë.

Kjo është këshilla më e mirë për ju. Shkoni dhomë për dhomë dhe kategori për kategori. Nëse do të punoni nëpër zona të vogla e kështu me radhë, do të jetë shumë më mirë për ju. Nëse do ti bëni të gjitha njëherësh atëherë nuk do të mund ti përballoni të gjitha njëherësh, për shkak të shumë punëve të tjera që keni.

Rregulli #numër3. Gjërat e një kategorie mbajini bashkë.

KJo është shumë afër metodës Konmari. Është shumë më e thjeshtë për ju nëse do ti mbani bashkë gjërat që janë në një kategori. Lulet, me luket, pëshqirët me pëshqirët etj.

Nëse do ti bëni tuajat këto rregulla të thjeshta do t’ju ndryshojë edhe jetën. Prandaj kultivojini që tani këto rregulla të thjeshta dhe do të keni kohë për gjithçka.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet