38 të infektuar me koronavirus, në Tiranë 22 raste

Numri i të infektuarve më koronavirusin e ri deri tani ka shkuar në 38 persona. Shifrat janë bërë publike nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel qyetarëve të qëndrojnë në shtëpi. ‘Dua t’ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur’. z.tosku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet