5 arsye për të qenë të stresuar dhe si të mbrohemi

Mbyllja brenda nëpër shtëpi ka rritur stresin, sidomos tek gratë. Ekuilibri mes punës dhe familjes është thyer, izolimi, humbja e punës, menaxhimi i prindërve të moshurar që mendojnë se dinë

1. Hapësira

Vështirësia për të mbajtur punën dhe në të njëjtën kohë të kujdeseni për fëmijët që studiojnë në shtëpi, apo prindërit e moshuar, janë disa nga situatat që shumë gra po përjetojnë gjatë këtyre javëve të urgjencës korona. Shumë gra flasin për rritje të dhunës në familje. Nëse burrat kanë zbuluar një rol përkujdesjeje që nuk e kishin më parë, nënat po kalojnë stres në përpjekje për të ndarë ato hapësira brenda familjes, që nuk janë gjithmonë të mëdha. Psikologët këshillojë që familja të gjejë një moment bashkimi gjatë ditës, ku secili të pyesë tjetrin si ndjehet apo çfarë po bën. Dialogu ul zemërimin, dhe padurimin apo situatat e ankthit të cilat rriten gjatë kësaj periudhe stresi. Në internet ekzsitojnë tashmë rrjete vullnetarësh ku nënat takohet me njëra tjetrën dhe flasin për profesionet e tyre, apo punë të ndryshme.

2. Menaxhimi i fëmijëve kur çifti është i ndarë

Shumë avokatë po përpiqen ta menaxhojnë, përmes këshillave, situatat e fëmijëve kur prindërit janë të ndarë. Gjëja më e mirë në këto raste është të mendoni për çështje praktike dhe të mos e shpërqëndroni vëmendjen tuaj në qëllimin kryesor që është ai i shëndetit dhe mirëqënies së fëmijeve.

3. Puna dhe frika e humbjes

Qeveria ka përgatitur disa plane për të ndihmuar bizneset. Ekuilibrat psikologjikë mund të lëvizin, nesë ju do të vendosni në plan të parë kënaqësinë profesionale. Zhgënjimi mund të rritet. Të ndjeni frikë për të ardhmen është normale, por e rëndësishmë është që këto emocione të shndërrohen në diçka kontruktive. Mendimi praktik duhet të ketë përparësi, prandaj përqëndroni përpjekjet tuaja për të kuptuar si ta riorganizoni punën dhe ta pajtoni atë më kohën që i dedikoni shtëpisë. Vlerësoni se çfarë mund të beni nëse humbisni punën, zgjidhni alternativat dhe brenda një afati kohor të shkurtër. Nëse është e mundur ta bëni shkëpusni kokën nga idea e humbjes dhe merruni psh., me një kurs në internet.

4. Kujdesi për prindërit e moshuar

Shumëkush ka prindër të moshuar në shtëpi për tu kujdesur, disa të tjerë duhet ti ndjekin në distancë. E rëndësishme është të mbrohen ata vetë dhe prindërit e tyre nga rreziku I infeksionit. Përveç angazhimit material, është dhe një ngarkesë psikologjike në rritje. Kjo gjendje tejkalohet duke kujtuar se është një moment, i cili sigurisht kërkon forcë dhe guxim, por që do të përfundojë shumë shpejt. Sot duhet të veprojmë, por me mendimin se mund të shkojmë më tej, kur gjithçka do të tejkalohet.

5. Ankthi i vetmisë dhe largësia nga partneri

Edhe për beqarët, izolimi sjell stres të madh, veçanërisht të dhënë nga vetmia. Mbështetja dhe rehatia e miqve ose kontakteve të tjera sociale mund të humbasin, ju mendoni më shumë, madje edhe për gjendjen tuaj dhe rrjedhimisht ato mund të rrisin frikën ose rreziqet e depresionit. Përpiquni të ruani një rutinë, duke filluar që nga fillimi i ditës dhe përqendrohuni tek vetja juaj, në atë që ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë. Përpiquni të mbani kontakte me miqtë dhe të eksploroni interesa të reja me kuriozitet. Për ata që kanë një partner të largët, ekzistojnë dy rekomandime: mbani mend se gjendja që po përjetoni është e përkohshme dhe ndajeni jetën e përditshme sa më shumë që të jetë e mundur me te.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet