5 gjëra për të cilat do të pendoni që nuk i keni bërë

Vazhdoni të merrni vendime për të cilat pendoheni? Ndoshta është momenti të uleni dhe të reflektoni. Nganjëherë bëni gjëra që ju dëmtojnë ju dhe të tjerët përreth. Më poshtë po ju shkruaj disa prej vendimeve për të cilat do të pendoheni më vonë.

1. Bëni gjëra që ju dëmtojnë vazhdimisht. Do të pendoheni më vonë, nëse vazhdimisht do të përsërisni ato gjëra të cilat ju largojnë nga qëllimi juaj. Do t'ju marrin energji dhe vëmendja juaj do të shkojë aty ku nuk duhet.

2. Ti thoni 'Po' çdo gjëje. Kur dikush ju kërkon një favor, apo ju bën një kërkesë, ju i thoni ‘po’ menjëherë për shkak se doni të ndihmoni. A keni menduar ndonjëherë për pasojat e të thënit 'Po' ndaj çdo gjëje? Impaktin që ka në nivelin tuaj të stresit, lumturinë personale, kohën që merr nga rritja e cilësisë së jetës suaj? Mund të ishin me familjen tuaj diku, apo të kaloni kohë me veten tuaj.

3. Largoheni nga rritja juaj personale. E dini atë shprehen e urtë, nëse nuk rriteni shpirtërisht, profesionalisht, do të vdisni? Është shumë e vërtetë. Nëse nuk vendosni të beni një rritje personale, me njohuri të tjera në punë, shëndet, apo nuk do të fitoni aftësi që përmirësojnë cilësinë e martesës suaj, ta shikoni veten në këto zona bllokuese.

4. Lejoni të tjerët të vendosin për jetën tuaj. A i lejoni gjithmonë të tjerët të vendosin për jetën tuaj? Kur dikush ju kërkon ide, psh: në cilin restorant do të hamë sonte? Ju i përgjigjeni, "zgjidh ti, për mua është njësoj". Ka qëlluar disa herë që të mos vendosni për asnjëherin prej tyre. Mos lejoni që të tjerët të vendosin, merrni ju iniciativat dhe për gjërat e vogla.

5. Mërzitesh për çdo gjë të vogël. Disa njerëz thonë se nuk mund të rrinë pa u mërzitur. Kjo vjen në formë isntinktive. E vërteta është se ju këni në dorë drejtimin, pra mund ta menaxhoni vetë trurin tuaj. Boll i kushtuat vemendjen gjërave që nuk kanë vlerë. Mund ta bësh, nëse do!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet