5 leksione për jetën nga ‘Princi i vogël’

Ka vizituar planete të ndryshme përpara se të zbriste në tokë. ‘Princi i vogël’ është publikuar më 6 Prill 1943 në SHBA. Lexuesit francezë duhet të prisnin deri në 1946 për të njohur heroin e Antoine de Saint-Exupery. Data e saktë e shfaqjes së librit është ende e paqartë por mendohet të ketë qenë fillimi i prillit. Për rreth 70 vjet, udhëtimet e princit të vogël nga një planet në tjetrin kanë magjepsur si të rrturit ashtu edhe fëmijët. Me qindra faqe të ilustruara, i përkthyer në 288 gjuhë të botës, ‘Princi i vogël’ është vepra më e përkthyer në të gjithë botën. Në kuadër të 70 vjetorit të veprës, ‘Huffington Post’, ka zgjedhur 5 prej mësimeve të këtij libri, të cuilat janë aktuale, të aprovuara edhe nga shkenca.

Duhet të lidhemi me krijimtarinë e fëmijëve. Të rriturit e kanë humbur atë pak ‘çmenduri’, që i shtynte që të imagjinonin dhe krijonin si fëmijë, pasi ata tani dashurojnë shifrat. Të rriturit preferojnë numrat dhe gjërat e shpejta, harrojnë të shohin ën thellësi të gjërave, duke u bërë pasivë. Sipas shkencës kreativiteti dhe imagjinata i bëjnë mirë shëndetit të njeriut, e bëjnë atë më pak të stresuar dhe e ndihmojnë për të kuptuar të tjerët. Personat kreativë përjetojnë eksperienca të reja, bëjnë zgjedhjet e duhura, ashtu si personazhi i librit.

Nuk duhet të jemi shumë seriozë. Gjatë udhëtimeve të tij princi i vogël, takon një njeri serioz, jeta e të cilit është e mbushur nga vetmia dhe monotonia, pasi nuk i dedikohet të tjerëve. Në jetë duhet të jemi më pak serioz, për të kuptuar vlerën e gjërave që na rrethojnë. Sipas shkencës, disa doza të qeshure të bëjnë të ndihesh rehat me veten. Këtë e konfirmon dhe një studim i 2014n ë Kaliforni, sipas të cilit njerëzit që qeshin gëzojnë një memorie të fortë dhe janë më pak të stresuar.

Sekreti i lumturisë, ti dedikosh kohë vetes. Në planetin e katërt princi i vogël takon një person, i cili duhet të ndezë dhe të fikë fenerin e tij. Ai nuk ka kohë të pushojë dhe as të flejë gjumë. Ne duhet të vlerësojmë çdo moment që kalon për ta bërë jetën më të bukur. Sipas shekencës mungesa e gjumit ka efekte katastrofike në shëndetin tonë, pasi na ekspozon ndaj shumë sëmundjeve. Përveç gjumit, duhet të shkëputemi edhe nga puna e tepërt, pasi sipas studimeve edhe kjo e fundit ka pasoja negative.

Duhet të jemi të hapur drejt njohjeve të reja. Në planetin e pestë princi i vogël takon një të moshuar që shkruante shumë libra. Në momentin që mendoi se kishte takuar një eksploratot të madh, princi zbulon se ai ishte thjesht një gjeograf që nuk kishte dalë kurrë nga zyra e tij. Duhet të përfitojmë nga koha jonë, për të jetuar eksperienca të reja, për të njohur njerëz të rinj dhe për të shëtitur botën. Për shkencën, motivet për të dalë nga zhgualli jonë janë të shumta. Të përjetosh eksperienca të reja, të ndihmon për një plakje sa më të mirë dheë për një shëndet mendor të shkëlqyer.

Zgjidhni me zemër. Princi i vogël është i dashuruar me një lule që ngjason me një trëndafil që ai ka parë në tokë. Edhe pse ka mundësi zgjedhjeje, ai vendos për atë trëndafil, pasi atij i ka kushtuar të gjithë kohën e tij. Në diferencë nga njerëzit në tokë që vendosin me mendje, princi i vogël vendos me zemër, pasi vetëm kështu mund të zbulojë thelbin e gjërave. Sipas shkencës, për të bërë zgjedhjet e duhura, duhet të gjejmë një ekuilibër midis intuitës dhe arsyes.

Princi i vogël ka shumë këshilla të tjera për tju dhënë por duhet të flini drejtpërdrejt me të dhe askënd tjetër. Ndodhta tani duhet të jetë nën shoqërin e lules së tij, duke vëzhguar perëndimin e diellit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet