5 mënyrat për të gatuar salmonin

Salmoni gatuhet në shumë mënyra dhe çdo njeri ka të preferuarën e tij. Për të arritur në një shije të mirë duhet të keni parasysh në këshillë të vogël, por shumë të rëndësishme. Kryesorja është të gatuani peshk të freskët, pasi peshqit e ngrirë humbasin 50% të shijes. Ja cilat janë pesë mënyrat për të gatuar salmonin

Mënyra e parë: skuqja

Gjithmonë duhet të keni kujdes që vaji të jetë i nxehtë, por jo aq sa të përvëlojë salmonin. Salmoni duhet të jetë i mbuluar pak me miell por më pas mund ti hidhni kripë, piper apo erëza të tjera sipas shijes tuaj.

Mënyra e dytë: gatimi në zgarë

Eshtë më i vështiri për shumë persona, pasi kujtojnë se salmoni duhet të rrijë njësoj me biftekun apo me copat e pulës në zgarë. Salmoni merr shumë më pak kohë dhe duhet bërë kujdes që të mos digjet apo të mbetet i thatë. Ndryshe nga llojet e tjera të mishit, salmoni i rrjedh të gjithë lëngjet gjatë gatimit. Si rregull salmoni duhet të vendoset mbi zgarë dhe sapo të jetë gatuar gjysmë këtë gjë e mësojmë duke e prerë me thikë e kthejmë në anën tjetër dhe duhet hequr menjëherë pasoi të jetë gati edhe ana tjetër. Për të ruajtur lëngjet, salmoni duhet lyer me vaj, i cili mban një pjesë të lëngut brenda, ose mund të vendoset në një fletë alumini.

Mënyra e tretë: pjekja në furrë

Për pjekjen e salmonit në furrë mbani mend që furra duhet të jetë e nxehtë, gjella/salca duhet të jetë e gatuar që më parë, sepse salmoni merr pak kohë për tu pjekur. Gjithmonë lëreni në furrë aq kohe sa thotë receta e gatimit, sepse salmoni mund të tejpiqet shume lehtë

Mënyra e katërt: salmon i gatuar në tigan

Nxehim paraprakisht një tigan të madh të rëndë në temperaturë mbi mesataren për 3 minuta. Mbulojmë salmonin me vaj ulliri. E vendosim në tigan dhe rrisim temperaturën në gradacion të lartë. I gatuajmë për 3 minuta. I spërkasim me kaperi, kripë dhe piper. E kthejmë salmonin nga ana tjetër dhe e gatuajmë për 5 minuta, ose derisa të marrë ngjyrë kafe. Salmoni është bërë kur laskërohet lehtë me një pirun.

Mënyra e pestë: salmon i gatuar në letër

Një një letër alumini të prerë bollshëm vendosni bishtajat, sipër vendosni spinaqin. Kriposini, dhe shtoni piper të zi, vendosni sipër salmonin. Kriposni salmonin dhe piperoseni, vendosni sipër dy feta limon, shtoni pak vaj ulliri, hurdhrën, koperin dhe mbylleni mirë, duke e palosur si në foto. Vendoseni në furrën e nxehur më parë 180° për 40 minuta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet