Mund të largosh stresin dhe duke larë pjatat

Meditimi është diçka e mirë që ndihmon njeriun të qetësohet pa pasur nevojë për të harxhuar energji. ‘Një shëndet i mirë mendor, mban nervat në kontroll, ju ndihmon të kontrolloni emocionet dhe ju bën të ndiheni mirë me veten’, kështu shprehet Diana Winston, specialiste e shëndetit mendor.

Ajo sugjeron disa nga mënyrat për të pasur një mendje të shëndetshme:

1) Përpara se të filloni ditën tuaj, meditoni për tre minuta dhe do të filloni pozitivisht ditën. Edhe muzika mund të shërbejë në këtë rast.

2) Lodhja e mbasdites ? Vini në përdorim duart tuaja. Vendosini pas kokës, përkuluni majtas, djathtas, më pas rrotulloni kokën lart, poshtë, majtas dhe djathtas. Relaksimi i trupi tuaj do t’ju qetësojë edhe mendjen.

3) Përqëndrohuni në punët tuaja. Ndërsa jeni duke larë enët për shembull, afroni duart tuaja tek hunda dhe nuhasni aromën e këndshme të ilaçit. Kjo do t’ju zhvillojë imagjinatën por njëkohësisht do t’ju ndihmojë të qetësoheni.

4) Hani ngadalë. Ndërsa përtypeni mundohuni të shijoni çdo përbërës të ushqimit tuaj. Kjo metodë do tua bëjë më të këndshëm vaktin.

5) Përpara gjumit mendoni gjithmonë për pesë gjërat që jua bëjnë jetën të lumtur. Pas kësaj do të ndiheni më mirë dhe do të bëni një gjumë të rehatshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet