AKU bllokon në magazinat frigoriferike 2.5 ton peshk jashtë standardeve

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi në subjektin ALB ORCA, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore.

AKU bën të ditur se, ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon, operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU.

Gjithashtu AKU fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. /Aku/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet