AKU fushatë kontrollesh në restorante, 160 gjoba

Rreth 161 subjekte nga 1200 inspektime që janë bërë gjithsej, morën gjoba dhe paralajmërime nga inspektorët e AKUt, brenda dy javësh kontrolle. Kontrollet u inspektimet bënë në pjesën më të madhe dyqane, baxhe dhe subjekte ku tregtohet qumështi, si psh: supermarkato, restoranto, dyqane etj. Në fokus të inspektimeve ishin edhe produktet ushqimore, të cilat tregtohen pasi u kalon afati i skadencës. Në të gjitha rastet e konstatuara inspektorët e AKUsë kanë bërë bllokimin e mallit dhe asgjësimin e tij. Qytetarët duhet të kontrollojnë në çdo rast skandencën e mallit, dhe të sigurohen pëe cilësinë e tij, bën të ditur AKU. Në Fier janë bllokuar 16 ton ushqim për kafshët. Ky ushqim për blegtorinë ishte jashtë afateve të përdorimit dhe AKU bëri bllokimin dhe asgjësimin e kësaj sasie. Gjithashtu ndaj subjektit u mora masa ‘gjobë’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet