Ankthi, si ta njohim dhe ta mposhtim

Keni dëgjuar të flitet për ankthin? Me siguri po. A e dini se çfarë ndodh brenda trurit të atij që vuan nga ankthi? A e dini se sot nga kjo sindromë vuajnë 20 milionë njerëz në Europë? Një çrregullim në rritje e sipër, për shkak të kushteve të jetesës dhe pasigurisë së jetës. Të shohim tani se cilat simptoma ka kjo sëmundje, në mënyrë që ti njohim kur të na shfaqen ne ose dikujt tjetër.

Rastet. Refuzohen papritur ftesat, ose rastet. Mbase kalojmë kohë duke u përgatitur për një rast të veçantë dhe kur vjen momenti ankthi merr kontrollin e situatës. Në fakt e dimë çfarë po ndodh por për shkak të frikës e anulojmë dhe tërhiqemi pas. Mjafton një fjalë, një mendim që të ndezë motorët e ankthit.

Gjumi. Një tjetër tregues është gjumi. Megjithëse kemi kaluar ditë të lodhshme, shkojmë për të fjetur vonë dhe zgjohemi shpejt. Nuk flemë mirë. Ky çrregullim sulmon aftësinë tonë për të pushuar siç duhet, dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë futemi në një rreth vicioz nga i cili është e vështirë të dalim. Një prej simptomave është frika se më e keqja mund të ndodhë në çdo rrethanë. Në vend që ti shijojmë rastet dhe të relaksohemi, jemi të prirur të mendojmë se e keqja mund të na vijë në çdo moment. Nëse sëmuremi mendojmë se mund të vdesim, ose jemi të prirur të mendojmë se kemi një sëmundje të keqe. Është truri yt që të bën të mendosh se asgjë nuk do të shkojë siç duhet.

Sjelljet me të tjerët. Ankthi të bën që të keqkuptosh dhe sjelljet e tjetrit. Kur komunikon me dikë, qoftë një mik, apo një i afërm, gjatë bisedës nuk përgjigjesh menjëherë. Fillon të mendosh se mund të kesh thënë apo menduar diçka që nuk duhej. E zhvlerëson veten dhe e mbivlerëson mendimin që bashkëbiseduesit ka për ty. Jeton vazhdimisht duke krahasuar veten me të tjerët. Bëhesh obsesivë me veten, me rezultatet e punës, ose me paraqitjen tënde të jashtme. Ankthi është armiku i padukshëm. Than energjitë, shkatërron ditët, dhe të ul autostimën.

Mund të fitosh. Ana pozitive e kësaj është se mund të fitosh, ti, jo ankthi. Gjëja e parë që të duhet është ta kuptosh dhe të mos kesh turp t'ia pohosh vetes. Me një mbështetje të mirë dhe me dikë afër mund të fillojë faza e rekuperimit. Po, mund të lulëzosh përsëri! Ngadalë fantazmat mund të zhduken. Ishin krijuar nga truri yt dhe asnjë prej tyre nuk i përkiste botës tënde reale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet