Armani heq dorë nga peliçet me lëkurë kafshësh

Gjigandi Italian i modës Armani, ka njoftuar se do të heqë dorë nga prodhimi i peliçeve me lëkurë kafshe. Njoftimin e ka bërë bosi i kësaj kompanie Giorgio Armani gjatë mbledhjes së grupit. Progresi teknologjik i arritur në këto vite, u shpreh ai, na lejon mundësi të tjera, që e bëjnë të panevojshme ndërhyrjen tek kafshët. Sipas Armanit, ky vendim është dëshmi e vëmëndjes që ka kjo kompani ndaj problemeve delikate për mbrojtjen dhe shpëtimin e mjedisit dhe botës së kafshëve. Pas ferreros Armani është kompania e dytë më e madhe italiane, përsa i përket reputacionit në rang botëror.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet