Bahrain, vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar për vitin 2017. Pikët maksimale sipas një studimi

“Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, janë dy vendet më pak miqësore për të huajt dhe më pak të stabilizuara politikisht”, sipas një studimi me 13 mijë persona nga 166 kombe. Sipas këtyre të dhënave, të dyja vendet kanë ulje të cilësisë së jetës sidomos në kujdesin e fëmijëve dhe shëndetin në ShBA, ndërsa për Britaninë mospëlqimi vjen për çmimin e banesave.

Të interesuarit janë bërë pjesë e projektit të përvitshëm InterNation, një rrjet me mbi 2.8 milion pjesmarrës me qendër në Munih të gjermanisë. Janë mbi 50 milion persona që udhëtojnë dhe punojnë në të gjithë botën. Ata kanë mundësi të zgjedhin ose të jetojnë atje ku duan, si dhe të japin ide për vendet që u pëlqejnë më tepër dhe tërheqin talente.

Në vendin e parë për vitin 2017 renditet Bahrain, duke marrë pikët maksimale si vendi më i mirë për të punuar dhe patur familje dhe shumë mikrpritës ndaj të huajve. Ka lënë prapa vende të njohura të Gjirit Persik si Kuwait, Arabia Saudite dhe Katarin, të cilët janë renditur në fund të dhjetëshes nga 65 vendet e listës.

Greqia është në fund me pikët minimale, duke u renditur shumë poshtë për shkak të krizës ekonomike. Australia e cila për 10 vjet u rendit në krye të listës, ka patur edhe rënien më të madhe duke shkruar në vendin e 34t.

Njëri nga vendet e tjera të preferuara për të punuar është edhe Kina, nga ku dy të tretat e të pyeturve janë të kënaqur me karrierën e tyre. Por Kina renditet e 55ta nga 65 vende, për shkak të kualitetit të jetës. Pjesmarrësit, sidomos ata me fëmijë, janë të pakënaqur me cilësinë e dobët të ajrit dhe koston e shërbimit shëndetsor dhe edukativ.

Në kontinentin aziatik, Tawani i cili renditej në krye të listës ka zbritur në vendin e katërt, ndërsa Singapori u rendit në vendin e 10. Hong Kongu, një nga rivalët më të fortë të singaporit, u rendit në vendin e 39të, 5 vende më sipër nga viti i kaluar. Britania e Madhe u rendit e 54ta, thuajse me 21 vende rënie nga një vit më parë, pas votimit në qershor të 2016tës për daljen nga Bashkimi Europian.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet