Ballkani, me qytetet më të ndotura në botë. Sarajeva në vendin e parë

Ftohtë dhe smog në Ballkan, atje ku ndodhen edhe katër qytetet më të ndotura në botë, sipas treguesit të cilësisë së ajrit AirVisual. Sarajeva, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi, janë të mbuluara nga gazi helmues. Shkak është lëvizja e madhe e automjeteve të vjetra, çlirimi i karbonit nga tec-et, ngrohja me soba me dru nëpër shtëpi.

Sipas Anes Podiç, presidente e organizatës jo qeveritare boshnjake Eko-Akcija, “janë mbi 5.500 vdekje çdo vit në Bosnjë për shkak të ajrit të ndotur. Të gjithë ne po vuajmë, përveç politikanëve të cilët injorojnë problemin”. Fëmijët janë më të goditurit dhe shpesh vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes në forma nga më të këqijat në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të vendeve të tjera.

Një një pjesë të Bosnjë-Hercegovinës më shumicë etnike serbe, Alisa Kusumoviç, banorë e qytetit Tuzla, e alarmuar shprehet se “fëmijët janë me pushime në këtë periudhë, por nuk dalin thuajse fare jashtë, madje as nëpër parqet e fëmijëve për të luajtur në zonat e hapura. Janë të detyruar të kalojnë kohën e tyrë të mbyllur në shtëpi”.

Në qytetet si Sarajevo dhe Shkupi të rrethuar nga male, smogu nuk ka mundësi të largohet dhe ai qëndron për shumë kohë në një vend. Largimin nga qyteti e bëjnë vetëm banorët të cilët vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjeve dhe duan të marrin ajër të pastër, sidomos në dimër.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet