Bëhu gruaja e jetës tënde

nga Eva Myftari

Ti nuk je banale dhe kjo e ka një kosto. Nuk pi por e paguan faturën. Mirë, tani hape vetë derën e makinës dhe shëtite veten përqark. Nëse nuk ke dëshirë të shkosh në festë, thuaj jo. Thuaji jo dhe ndjenjave të fajit, me edukatë. Shkurto bisedat dhe zgjati mendimet. Zgjati dorën me vendosmëri të tjerëve, duke buzëqeshur. Ji në vijën e parë të betejës së jetës tënde, pa antiplumb.

Jeta mikja ime nuk është provë pasigurie. Ka ardhur koha, jo për të tjerët, për ty... për jetën tënde. Bëj hapin e parë, ndrysho jetën tënde, jo për të tjerët, për vetën tënde. Zbulo veten dhe kuptoje atë. Mund të mos kesh fëmijë, por nëse i ke, ji nëna që je e destinuar të jesh. Zgjidh, udhëto, vendos. Në rast dyshimi, mjafton ta pranosh këtë. Shite makinën dhe bli një biçikletë. Zgjati duart, hap krahët dhe këpute zinxhirin që të mban lidhur.

Mos prit, ec. Lexo, shkruaj, dëgjo. Mjaft u more me romane dashurie. Bëhu gruaja e jetës tënde, e vetmja, ti. Mos e kthe në fasadë, mos u përpjekt ti bësh përshtypje dikujt. Lërë veten tënde të impresionohesh nga jeta jote. Shiko një flutur, jepi për të ngrënë një maçoku, përkëdhel një qen. Lejoja vetes të jesh e ndjeshme. Të jesh gruaja e jetës tënde do të thotë se nuk ke nevojë për një burrë të jesh e lumtur.

Të jesh gruaja e jetës tënde do të thotë ta shikosh veten në pasqyrë dhe të jesh krenare për buzëqeshjen tende. Të jesh gruaja e jetës tënde nuk do të thotë ta humbasësh feminiliteti tënd. Bej yoga, bëj atë që të pëlqen. Zbulo veten dhe shiko çfarë ka ndryshuar. Ti ndryshon, bota ndryshon, por bota jote nuk ndryshon pa e bërë më parë ti. Prit flokët dhe rilind nga e para.

Vendose mbi tavolinë forcën tënde, paguaj faturën në restorant, dil me makinë. Duaje veten, duaje shumë, mbi gjithçka tjetër. Zhvishu dhe vishu me kurajo. Merr vetëdije për atë çfarë je. Nëse ende nuk bëhesh avokati yt, kjo sepse ende nuk ke marrë vetëdije për atë çfarë je.

Ndero veten, nuk ke lindur rastësisht grua. Deri tani nuk ke luftuar por je fshehur pas paragjykimeve të tua. Ji gruaja e vetës tënde, pa patur nevoje të fitosh një burrë. Pa patur nevojë të kërkosh një histori me dikë. Bëhu gati. Mjafton. Po të them dhe diçka tjetër, nëse e ke kuptuar këtë çfarë ke lexuar mjafton, je në rrugën e duhur. Tani (ri)fillo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet