Boshatisja e kazanëve të plehrave në mesditë fut në kolaps trafikun në Tiranë

Bllokohet trafiku në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet. Boshatisja e kazaneve me plehra, e cila në të gjitha vendet e tjera europiane bëhet natën dhe jo ditën, ka vënë në krizë, kalimtarët, që kanë zbritur nga trotuaret në rrugën plot me makina, duke rrezikuar dhe jetën e tyre për ti shpëtuar erës së keqe të plehrave. Makinat kanë ndaluar për minuta të tëra, duke u rënë borive, ndërsa prindërit nxitonin të merrnin fëmijët nga shkollat dhe kopshtet. I mbanin për dore dhe shpjetonin hapin kur kalonin pranë kazanëve, duke shpresuar se të paktën për pak do të mund ti largoheshin asaj ere të rëndë që ishte përhapur në gjithë rrugën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet