Bullizmi në kopsht: identifikimi dhe parandalimi

Bullizmi është një fenomen që fillon qysh herët në jetën e qenieve njerëzore. Të dhënat shkencore sugjerojnë që bullizmi i ka rrënjët qysh në fëmijërinë e hershme, dhe studime të shumta e kanë evidentuar atë të ndodhë midis fëmijëve të kopshteve gjithashtu. Disa edukatore e prindër mund të dyshojnë ende në vërtetësinë e kësaj të dhëne, duke menduar se fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe shfaqin një sjellje të tillë. Bazuar në shumë studime të kohëve të fundit, nga shumë vende të botës, rezulton se fëmijët nuk ka nevojë të kuptojnë këtë sjellje që ta shfaqin atë. Ata thjeshtë kanë nevojë të kuptojnë që kjo sjellje është shpërblyese. Në fëmijët e kopshteve hasen fëmijët agresorë (që ushtrojnë bullizmin), ata që janë viktima pasive të bullizmit, fëmijët që janë viktima agresive, fëmijë ndihmë të fëmijëve agresorë dhe fëmijët dëshmitarë të bullizmit. Pasojat e bullizmit në fëmijët e moshave të kopshtit përfshijnë simptomat psikosomatike (stres, dhimbje koke, frikë për të shkuar në kopsht dhe simptoma depresive) dhe refuzimin nga moshatarët (që mund të marrë forma dhe shkallë të ndryshme) i cili mund të ketë pasoja afatgjata gjatë jetës adulte. Për të luftuar bullizmin në këto grupmosha, rekomandohet ndërgjegjësimi lidhur me format e dukshme indirekte, të fshehura dhe ambige të bullizmit, të cilat gjithashtu ndodhin në kopsht; dallimin e simptomave ose treguesve të bullizmit, dëgjimin e fëmijës kur flet për ditë jo të mira në kopsht dhe për gjërat e mira dhe të këqija që ndodhin në kopsht, të mësohen fëmijët që të thonë jo, përdorimi i lojërave apo aktiviteteve integruese për fëmijët, inkurajimi i fëmijëve dëshmitarë të bullizmit që të ndërhyjnë për t’u thënë ndal agresorëve ose për të lajmëruara edukatoret. Edukatoret duhet të dallojnë bullizmin nga konfliktet tipike të çastit mes fëmijëve, duke përfshirë dhe format e fshehura të bullizmit në fëmijët e kopshtit, si dhe duhet të luajnë një rol aktiv duke ndërhyrë herët për të ndaluar bullizmin, duke i treguar fëmijës cilat janë sjelljet e pranueshme dhe cilat janë sjelljet e papranueshme dhe duke krijuar një ndjenjë sigurie tek grupi i fëmijëve. Edhe prindërit kanë rolin e tyre të rëndësishëm si edukatorë dhe modele sjelljeje për fëmijët e tyre në mënyrë që të mos inkurajohet bullizmi. Prindërit dhe edukatoret duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të minimizuar fenomenin e bullizmit tek fëmijët e moshës së kopshtit

A ekziston vërtet bullizmi tek fëmijët e kopshteve?

Përgjigjja është qartësisht po. Disa edukatore e prindër mund të dyshojnë ende në vërtetësinë e kësaj të dhëne, duke menduar se fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe shfaqin një sjellje të tillë. Bazuar në shumë studime të kohëve të fundit, nga shumë vende të botës, rezulton se fëmijët nuk ka nevojë të kuptojnë këtë sjellje që ta shfaqin atë. Ata thjeshtë kanë nevojë të kuptojnë që kjo sjellje është shpërblyese. Kërkimet për sa i përket bullizimit tek fëmijët e kopshteve janë relativisht të reja. Gjithsesi, të gjitha studimet e bëra demonstrojnë që bullizmi shfaqet në nivele pak a shumë të ngjashme. Mund të shfaqen ndryshime të vogla për sa i përket formës së ngacmimit, por karakteristikat e përgjithshme janë të ngjashme.

Një shembull: Bledi dëshiron shumë të lozë me Adin, Sarën dhe Tonin. Ai i pyet ndonjëherë, por zakonisht merr përgjigje refuzuese; ata nuk e duan atë. Ata zakonisht e injorojnë ose i thonë që nuk vlen për asgjë. Por, ndonjëherë ata e ftojnë që t’i bashkohet. Kjo ndodh në lojëra të tilla si për shembull po luajnë si familje dhe u duhet qeni. Qeni nuk flet dhe duhet të bëjë gjithçka që i kërkohet. Pas rreth pesë minutash Bledi mërzitet shumë dhe largohet. Kjo situatë e cila nuk është as lojë as konflikt, është një rast tipik bullizmi, ndodhur në një kopsht dhe është përsëritur në sy të edukatores.

Kjo sjellje ka të gjitha elementet e bullizimit: një fëmijë është vazhdimisht target e veprimeve negative, disa fëmijë qëndrojnë bashkë dhe e vënë viktimën e tyre në këtë situatë, situatë në të cilën viktima nuk ka mundësi të mbrojë veten dhe një i rritur i cili nuk e di që duhet të ndërhyjë.

Bullizmi si problem social, Ka një dakordësi ndërmjet studiuesve që bullizmi është një problem social, pasi të gjithë mund të vënë re këto role që fëmijët detyrohen t’i marrin në kopsht apo edhe më pas në shkollë. Për më tepër, fëmijët e tjerë mund të ndikojnë në proces duke ndihmuar viktimën, mbështetur agresorin, apo duke injoruar ngjarjen tek i cila ishin prezent.

Rolet kryesore mund të përshkruhen si më poshtë:

Fëmijët agresorë (bulli) Ne mund t’i vëmë re fëmijët të cilët i quajmë bulli. Përgjithësisht ata dëfrehen kur e detyrojnë një bashkëmoshatar të tyre t’i nënshtrohet disa sjelljeve negative. Kjo mund të variojë nga fshehja e këpucëve, prishja e një vizatimi, thënia e fjalëve të shëmtuara, refuzimi për të qëndruar pranë atij fëmije e deri tek goditja.

Bullit jo domosdoshmërisht përdorin forcën fizike për të agresuar viktimën e tyre, por mund të jenë edhe manipulues duke ditur shumë mirë se mund ta shfaqin këtë sjellje agresive atëherë kur nuk i shikon njeri, por edhe se si të fitojnë mbështetjen e të tjerëve. Ata mund të ndihen të fuqishëm dhe të thonë: Unë jam bosi këtu megjithëse përqindja tek kopshtet varion, nisur edhe nga metodat ndëshkuese të përdorura nga edukatoret. Nga studimet në vende të ndryshme të botës, rezulton se afërsisht 10 % e fëmijëve në kopshte janë bulli.

Këta fëmijë i njohin shumë mirë rregullat dhe normat sociale, por ata duhet të mësohen t’i respektojnë ato. /Shendeti.com.al/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet