Burrat mund të rrisin performancën e tyre seksuale në shtrat, duke konsumuar këto produkte

Hormoni i testosteronit është përgjegjës për karakteristikat e ndryshme që meshkujt posedojnë si mjekra, qime në gjoks, dhe performanca e tyre në shtrat. Nëse shpesh ndiheni sikur jeni duke marrë një pushim nga jeta juaj seksuale ose ndjeheni tepër i rraskapitur gjatë kryerjes së aktit, mund të jeni duke vuajtur nga mungesa e zinkut. Sipas një hulumtimi, mungesa e zinkut mund të çojë në epsh të dobët dhe të shkaktojë impotencë tek meshkujt. Zinku është i rëndësishëm për burrat, pasi ky mineral ndihmon në mbajtjen e niveleve të testosteronit të hormoneve mashkullore. Mungesa e konsumimit të këtij minerali ka një ndikim negativ në performancën e njeriut në shtrat.

Ja se çfarë mund ti shkaktojë njerëzve mungesa e zinkut:

Të ndihen të lodhur mendërisht, dobëson sistemin e tyre imunitar, ndikon në spermë, duke çuar në shterpësi dhe ulur shanset e shtatzënisë, con në qarkullimin e dobët të gjakut dhe në diabet.

Meshkujt këshillohen të konsumojnë 9.5mg zink çdo ditë. Mos u shqetësoni nëse përballeni me këto simptoma, ju mund ta merni situatën në dorë thjesht duke përfshirë këto ushqime në dietën tuaj:

Mish i kuq: Qengji, mish derri, viçi,

Mish i bardhë: pule, gjeldeti,

Ushqimi i detit: Gaforre, midhje, karkaleca, Farërat dhe arra: farat e kungullit, farat e susamit

Perimet dhe Drithërat: Spinaq, kërpudha,

Produkte të tjera: Kos, thjerrëzat

Për meshkujt, zinku është një lëndë ushqyese jetike për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve normale të testosteronit në sistem. Pa të, mund të ndikohen seriozisht si nxitja seksuale ashtu edhe pjelloria, dhe një sërë pasojash të tjera negative. Ndërsa mungesa e zinkut mund të shkaktojë probleme serioze, zgjidhja është shumë e thjeshtë. Përfshini në produktet që duhet të konsumoni rekomandimet tona.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet