Byreshka me miell misri dhe perime

Kjo është pjata më e shëndetshme që mund të ekzistojë, pasi mielli i misrit dhe perimet përmbajnë vlera shumë të larta ushqyese. Por kjo recetë është edhe shumë e thjeshtë për t’u gatuar. Madje ju mund të mburreni edhe tek miqtë tuaj për atë ç’ka keni gatuar, pasi receta ua lejon plotësisht ta bëni këtë. Këshillohet përdorimi i arrave moskat, pasi ato shkojnë shumë me përbërësit e tjerë dhe i bën byreshkat të ndryshme nga receta trradicionale.

Përbërësit për këtë recetë janë:

Për brumin:

2 gota miell misri

1 gotë e ½ ujë i vakët

1 lugë kripë

½ lugë sodë buke

1 lugë vaj ulliri

Për mbushjen:

1 presh mesatar, 2 patate , 3 karrota mund të shtoni domate, ullinj ose qepë të njoma

1 filxhan qumësht

1 vezë

5 lugë gjizë

Kripë

Arrë moskat

2 lugë miell misri

Pregatitja:

Si fillim presim preshin, karrotat të cilat duhet të jenë zier më parë bashkë me patatet, në një madhësi mesatare dhe e kalojmë në skuqje. Pasi të bjerë volumi shtojmë qumështin dhe e lëmë pak të ziejnë bashkë. Më pas shtojmë me rradhë gjizën, vezën, kripën dhe grijmë pak arrë moskat. Në përfundim shtojmë pak miell misri dhe e shuajmë zjarrin. Ndërkohë pregatisim brumin duke bashkuar me rradhë miellin, kripën, sodën, vajin e ullirit dhe ujin. Brumi i përftuar nuk do të jetë aq kompakt si në rastin e miellit të grurit, por për ne kjo nuk përbën problem. Pas kësaj fillojmë punoni brumin në formën e gjysëm hënës me dorë në tavë, të cilën e kemi lyer me vaj. Shtresa e brumit duhet të jetë jo më shumë se 5 mm. Mbi brum shtrojmë mbushjen e pregatitur dhe mbi të vendosim një shtrresë të hollë me miell misri. Mbi këtë shtresë hedhim pak kos të holluar, në formën e një dhalle të trashë. Mbi shrresën e kosit shtojmë disa pika vaj dhe tavën e fusim në furrë për ta pjekur për rreth 30 minuta në temperaturën 180 gradë. Më pas i nxirrni nga furra dhe i lini të ftohen për rreth 10 min dhe nëse do ju mund ti konsumoni ato me majonezë ose mustardë, por kjo varet nga shija juaj gjithmonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet