Dieta mesdhetare iu bën mirë vetëm të pasurve

Dieta mesdhetare redukton në mënyrë të dukshme rrezikun për infarkte, dhe të mirat që sjell janë mbështetur dhe nga qëndrat ndërkombëtare të studimeve shkencore, por një studim i publikuar në International Journal of Epidemiology, nxjerr në dritë një rezultat të papritur. Nga kjo dietë marrin benefite vetëm individët që kanë edukim dhe të ardhura të larta ekonomike. Për të tjerët nuk shërben, dhe aq.

Një prej personave që kanë udhëhequr këtë sondazh është dhe Giovanni de Gaetano, i cili pohon se është e vërtetë që kjo dietë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por nuk funksionin për të gjitha grupet e popullsisë njësoj. Kushtet socio-ekonomike kanë influencë në shëndetin tonë, pavarësisht nga dieta që vendos të mbash, por ata që kanë para më shumë dhe një nivel më të lartë edukimi kanë më tepër përfitime. Dieta mesdhetare ul 60% të sëmundjeve kardiovaskulare. Nga ana tjetër, ata që kishin një nivel të ulët ekonomik dhe po ashtu edukativ nuk kanë shumë avantazhe.

Më pak fjalë, dieta mesdhetare i bën mirë atyre që mund të blejnë produkte të një farë cilësie. Të tjerëve sigurisht që nuk iu bën keq, por benefiti ka një farë kufizimi, pasi cilësia e produktit është faktori kryesor që influencon në shëndet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet