Dr. Erinda BIBA, stomatologe pranë Dilo Dental Center

DILO DENTAL CENTER, sjellim standardin europian tek pacientët tanë!

Flet Dr. Erinda Biba, mjeke stomatologe pranë Dilo Dental Center: ''Sigurojmë zgjidhjen më të mirë, mbështetje të vazhdueshme mjekësore, qasje individuale, edukim për higjienën.''

Çfarë shërbimesh ofron Dilo Dental Center?

Dilo Dental Center u themelua që nga viti 2008 nga menaxheri i përgjithshëm Dr. Gjergj Dilo. Është krijuar për të plotësuar nevojat reale të pacientëve. Klinika punëson një ekip specialistësh të kualifikuar, të përzgjedhur me kujdes për angazhimin e tyre në përsosmëri, përgjegjësi dhe cilësi të kujdesit dentar. Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i standarteve të stomatologjisë shqiptare dhe për këtë arsye shfrytëzojmë pajisjet dhe teknologjitë më të fundit dhe më të përparuara të cilat na mundësojne që të bëjmë trajtimin më të mirë dhe më të rehatshëm të mundshëm. Ne u sigurojmë pacientëve tanë zgjidhjen më të mirë, mbështetje të vazhdueshme mjekësore, qasje individuale, edukim për higjienën orale, materiale me cilësi të lartë dhe garanci për të gjitha punimet implantologjike, proteza, endodonti dhe estetikë.

A njeh frika gjini para dentistit?

(Qesh) Frika nga dentisti nuk njeh gjini. Në klinikën tonë e hasim shpesh këtë fenomen tek pacientët që vijnë për herë të parë, kryesisht pacientët me një të kaluar traumatike dentare. Ne jemi kujdesur që për pacientët tanë komoditeti i tyre të nisë që nga ambjentet ku ne ofrojmë shërbimet tona. Muzikë relaksuese, ambjente të ngrohta dhe pa prezencën e aromave të medikamenteve të ndryshme të cilat mund të rikthejnë pacientin pas në kohë. Stafi ynë është i trajnuar në mënyrë adekuate duke filluar që nga Front Office, për të bërë akomodimin e pacientit sa më ngrohtë dhe miqësor. Filtrimi dhe kujdesi ndaj pacientëve me frikën nga dentisti fillon që aty duke u përçuar si informacion deri tek mjekët operatorë. Me anë të teknologjisë bashkohore të aplikuar në klinikën tonë mundësohen seanca të shpejta për trajtime të ndryshme, stafi bashkëpunues dhe pozitiv punon gjatë gjithë kohës me pacientin për të kaluar si fillim frikën e më pas për të filluar proçedurën terapeutike. E thënë më ndryshe, puna me pacientët dentistofobe është një punë zinxhir ku çdo hallkë ka rolin e saj definues në largimin e këtyre frikërave.

Kemi marrë vesh se në klinikën tuaj shërbimet kryen brenda një ditë. Çfarë do të thotë?

Qëllimi i çdo punimi endodontik ose në gjuhën popullore i njohur si “mbushja me heqje nervi” konsiston në eleminimin e faktorëve riskante të sëmundjes, eleminimin e infeksioneve të tyre dhe hermetizimin e dhëmbit me anë të mbushjes për të mos lejuar riinfektimin e dhëmbit. Ne dallim nga metoda tradicionale ku mjeku endodont lufton infeksionin me seanca të shpeshta, të zgjatura dhe të vazhdueshme në hark kohor terapia që aplikojmë në konsiston në një seance të vetme. Protokolli që ne aplikojmë duke filluar që nga izolimi i dhëmbit për të punuar në një fushë të pastër operatore pa salive (peshtyme) e cila mbart një numër të madh bakteresh, përdorimi i zmadhimit deri ne 30x me mikroskop, sterilizimi i vazhdueshëm i dhëmbit e një sërë proçedurash kryhen në një seancë max 2 orë . Që nga ai moment pacienti mund të largohet i lumtur sikur të mos kishte patur asnjëherë shqetësim nga ai dhëmb.

Si ka ardhur kohët e fundit në rritje apo jo kujdesi ndaj dhëmbëve?

Fushatat e ndryshme sensibilizuese të ndërmarra sa vijnë dhe rrisin kujdesin për shëndetin oral. Megjithatë nuk mjafton sepse kujdesi ndaj dhëmbëve kërkon një impenjim nga ana e të dy palëve: mjekut dhe pacientit. Është detyra ime që të arrij të sensibilizoj pacientin për ruajtjen e higjenës orale. Dhe këtë e arrij mjaft mirë ku përveç këshillave të njëpasnjëshme, pacienti i nënshtrohet kartelës paradontale e cila konsiston në një “raport finaciar” ku vendin e shifrave e zënë dhëmbet duke i treguar pacientit në formën e një % sa problematike është situata. Në varësi të saj diktoj kontrollet periodike çdo javë për një muaj, 3 , 6 muaj, etj, për të rivlerësuar situatën në të cilën është goja.

Ju përdorni teknologji moderne, pse?

Benefitet e teknologjisë moderne janë të panumërta në përditshmërinë tonë. Një ditë normale e punës sime në klinikë nis që nga përdorimi i aparaturës së grafisë ku marr në kohë reale informacion për dhëmbin që do trajtohet. Duke kaluar më pas në sallën e punës ku pranë vetes kam teknologjinë më të fundit e cila konsiston në përdorimin e mikroskopit në zmadhim 30x duke më lejuar një fushëpamje të qartë të traktit të dhëmbit, më pas për të kaluar në aparaturat që më ndihmojnë në përgatitjen në mënyrë automatike ndryshe nga metodika tradicionale manuale e cila të merr shumë kohë dhe është aspak komforte si për mjekun ashtu dhe për pacientin, përdorimi i aparaturave të cilat më ndihmojnë në aplikimin e një mbushje ekzakte e cila zgjat në kohë dhe nuk ka regres. Natyrisht të gjitha këto aparatura teknologjike kërkojnë një profesionalizëm dhe aftësi nga ana e mjekut që i aplikon.

A mund të flisni pak për eksperiencën tuaj?

(Qesh) hmm... nqs do më duhej të kthehem pas në kohë për të kujtuar eksperiencat e mia në punë cv ime konsiston me shumë në drejtim të marketingut sesa në drejtim të dentistrisë. Rrjedh nga një familje ku principi i punës është i rrenjosur thellë dhe më është dashur të punoj që në moshën 17 vjeçare duke patur dilema tërë kohës në drejtimin që do marr në jetë. Dëshira për marketing rridhte në venat e mia por nga ana tjetër kisha të bëja me një investim vite e vite si nga ana ime ashtu dhe e familjes dhe natyrisht që dilemën e fitoi stomatologjia. E konsideroj veten me fat që eksperiencën time të parë në fushën e stomatologjisë e kam në klinikën ku aktualisht zhvilloj profesionin tim duke u inseruar fillimisht si asistente dentare e më pas si mjeke stomatologe.

Dimë që mjekësia është një ambjent shumë maskilist, pjesa më e madhe e mjekëve janë meshkuj. Si e ndjeni veten në këtë ambjent qoftë krahasuar me pacientë qoftë në raport me kolegët?

Paragjykimi më i madh si në krahasim me pacientët ashtu dhe me kolegët konsiston në fushën e kirurgjisë dhe implantologjisë drejtime të cilat un nuk i aspiroj. Aktualisht kam dy drejtime: endodontinë dhe periodontologjinë, ndaj dhe në raport me kolegët meshkuj e ndjej veten të plotëfuqishme. Natyrisht që pranoj me përulësinë më të madhe të mësoj nga to. Me krenari më duhet të them që mentori im është mashkull!

Kush është roli juaj pranë kësaj strukture, pranë Dilo Dental Center?

Detyrat e mia në punë konsistojnë në detyrat e përgjithshme të një mjeku stomatolog. Duke nisur që nga përgatitja e dosjeve të pacientëve, marrja e anamnezes, përcaktimi i diagnozës dhe një plan pune, mjekimi dhe këshillimi postoperator. Kryesisht menaxhoj ashtu siç e theksova dhe pak më lart pacientët me probleme endodontike dhe periodontologjike, edhe pse shpesh herë e gjej veten duke asistuar në sallën e kirurgjisë.

Mendoni që listoheni në top listën e klinikava më të mira?

Me bindje të plotë mund të rankoj klinikën Dilo Dental Center “Top of the Top”. Falë azhornimeve të përvitshme, trajnimeve të ndryshme me lektorë të huaj në proçedurat dentare aplikojmë standartin praktikave të klinikave europiane kryesisht ato italiane dhe falë këtyre përpjekjeve i ofrojmë pacientit shërbim cilësor dhe efikas. Struktura që unë bëj pjesë menaxhon dhe një qendër kursesh dentistrie e cila merret me trajnimin e dentistëve shqiptarë ku ka përqafuar pranë vetes kërkues shkencorë ndërkombëtar. Unë duke qenë pjesë e stafit të klinikës kam luksin të azhornohem pranë kokave të dentistrise me me të rejat e fundit duke riformatuar çdo herë protokollet e punës që unë ndjek. Krahas azhornimeve mjekësore vlen për tu përmendur dhe azhornimet e herëpashershme që pjesa tjetër e stafit jomjekësor trajnohet në kuadrin e “sjelljeve dhe psikologjisjës së pacientit”. Përpiqemi dita ditës të përmirësojmë cilësinë tonë në shërbimin që ofrojmë !

Si e projektini veten në të ardhmen?

Si çdo stomatolog i ri e projektoj të ardhmen me një maturi dhe eksperiencë në fushën time. Bashkëngjitur punës së përditshme planifikoj dhe një specializim në fushat përkatëse ku unë punoj dhe pse jo në një të ardhme të drejtoj një departament të tërë në fushën e Endodontisë dhe Periodontologjisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet