Disa gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë kurrë

Këto fraza kanë fuqi të veçantë: Ata kanë një aftësi të çuditshme që t'ju bëjnë të dukeni keq edhe kur janë të vërteta. Pa marrë parasysh se sa të talentuar jeni apo çfarë keni arritur, ka fraza të caktuara që ndryshojnë menjëherë në mënyrën se si njerëzit ju shohin dhe mund t'ju prishin imazhin.

Kështu e bëj gjithmonë.

Duke thënë se kjo është mënyra se si është bërë gjithmonë, ju nxjerr jo mirë në sy të të tjerëve. Do të thotë që ju nuk i pranoni ndryshimet ose nuk jeni përpjekur ti përmisoni metodat e punës. Nëse me të vërtetë po i bëni gjërat ashtu siç janë bërë gjithmonë, ka me siguri një mënyrë më të mirë.

Ky nuk është faji im.

Jini të përgjegjshëm. Nëse vërtet keni bërë dicka që ska shkuar dhe aq mirë mundohuni ta shpjegoni. Mos i drejtoni gishtin dikujt tjetër për fajin tuaj.

Nuk mundem.

Nëse me të vërtetë nuk mund të bësh diçka, sepse me të nuk dini ta bëni, duhet të ofrosh një zgjidhje alternative. Në vend që të thoni se çfarë nuk mund të bëni, thoni atë që mund të bëni. Për shembull, në vend që të thoni "Nuk mund të qëndroj vonë sonte," thoni "Unë mund të vij në mëngjes herët”.

Nuk është e drejtë.

Duke thënë se nuk është e drejtë sugjeron që ju mendoni se jeta duhet të jetë e drejtë, gjë që ju bën të dukeni të papjekur dhe naiv.

Do t’ju bëj një pyetje idiote.

Nëse nuk je i sigurt në atë që po thua, askush tjetër nuk do të jetë. Dhe nëse vërtet nuk di diçka, thuaj: "Nuk e kam këtë informacion tani, por do të zbuloj.

Do përpiqem.

Nuk tingëllon aspak bukur dhe ju ul vlerat. Dilni për zot punës dhe bëjeni, në të kundërt mos e merrni përsipër. Nuk ju bën aspak serioz të thoni do përpiqem.

"E urrej këtë punë"

Gjëja e fundit që dikush dëshiron të dëgjojë në punë është dikush që ankohet se sa e urren punën e tyre.

Ai është dembel / i paaftë

Gjithmonë do të ketë njerëz të pasjellshëm ose jokompetentë në çdo vend pune, dhe shanset janë që të gjithë e dinë se kush janë ata. Nëse nuk keni fuqinë për t'i ndihmuar ata të përmirësohen, atëherë mos drejtoni gishtin drejt atyre. Në fund ju do të dilni negativ.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet