Durrësi ende larg të qenurit një qytet i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara

nga Suela LALA

Bashkia Durrës është një ndër bashkitë më të mëdha në vend dhe me një peshë të rëndësishme në sektorin e turizmit. Megjithatë, ende nuk garanton standartete aksesueshmërisë për qytetarët e saj me aftësi të kufizuar por edhe për vizitorët e ndryshëm. Fondacioni ‘Së Bashku’, me mbështetjen financiare të USAID, po zbaton atje nismën “Fuqizimi i kapaciteteve të organizatave të aftësisë së kufizuar në Durrës dhe ngritja eçështjes së aksesueshmërisë me të gjithë aktorët lokalë”. Në kuadër të kësaj nisme ështëhartuar me ndihmën e specialistëve, libërthi ‘Durrësi për të gjithë - Udhëzues për të garantuar aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuar në ndihmë të vendimmarrësve, specialistëve të projektimit dhe zbatimit në fushën e ndërtimit dhe aktorëve të tjerë në Bashkinë Durrës’.

Ky material do të shërbejë si një mjet advokimi dhe edukimi për të promovuar standartet ligjore dhe teknike për ta bërë aksesueshmërinë një realitet në Bashkinë Durrës. Në kuadër të këtij materiali, u evidentuan disa problematika:

1. Ndërtesat e institucioneve publike që ndodhen në Bashkinë Durrës nuk kanë shpesh asnjë element bazë të aksesueshmërise si psh. një rampë në hyrje të ndërtesës. Mund të përmendim këtu ndërtesën e Bashkisë, Teatrin e Durrësit, Gjykatën etj.

2. Trotuaret ende nuk përmbushin standartet e aksesueshmërisë. Megjithëse ka disa ndërhyrje të mira në rrugët kryesore tek të cilat vëmë re vendosjen e pjerrinave, mungojnë totalisht elementët me reliev që u vinë në ndihmë personave të verbër përveçse në rrugën e rikonstruktuar rishtas “Aleksandër Goga”. Ndërsa në disa rikonstruktime të lagjeve të banimit si psh. Kuartallat, lagja 17, trotuaret janë aq të ngushtë saqë mezi mundësojnë kalimin e një personi të vetëm e jo më të një personi me karrike me rrota apo një nëne me karrrocë fëmijësh. Kujtojmë se standarti teknik iparashikuar në rregulloren teknike kaluar me VKM nr. 1503, dt. 19/11/2008 “Përshfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar” parashikon se trotuaret duhen të jenë të gjerë jo më pak se 1.2 m duke mos përfshirë pemë, tabelaetj.

3. Megjithëse në qytet ka disa tabela për parkim të rezervuar për personat me aftësi tëkufizuar, ato janë shumë të pakta në numër dhe zënia e tyre pa kriter nuk monitorohetnga policia bashkiake. Jo vetëm nevojiten më shumë vende parkimi të rezervuara, tështrira gjithandej, por vijëzimi i tyre duhet bërë në përputhje me rregulloren “Përshfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”, në mënyrë që të mund të përdoren lehtësisht nga personat me aftësi të kufizuar.

4. Një problematikë tjetër është aksesi në qendrat shëndetësore dhe institucionet arsimore. Shpesh, nuk gjendet asnjë rampë në hyrje të këtyre ndërtesave por edhe kur kjo ndodhet, duket se mjaftohen me kaq, duke mos përfshirë elementë të tjerë situaletet e përshtatura, aksesimi i kateve të sipërme të ndërtesës, elementët për personatqë nuk shikojnë dhe arredimi i brendshëm që mundëson lëvizje të lirshme për personat me aftësi të kufizuar brenda ndërtesës. I vetmi shembull i mirë është ndërtesae re e Universitetit “Aleksanër Moisiu” e cila ka një nivel të kënaqshëm aksesueshmërie.

5. Transporti publik në Bashkinë Durrës kryhet ende me mjete të vjetëruara, të cilat nukkanë rampë në hyrje apo hapësirë të dedikuar për qëndrimin e personave me aftësi tëkufizuar. Gjithashtu, transporti publik nuk ofron itinerare me zë apo me tabela të mirëpërcaktuar për personat me aftësi të kufizuar në shikim dhe dëgjim. Në bazë të ligjit nr. 93/2014 “Për përfshirjen sociale dhe aksesueshmërinë e personave meaftësi të kufizuar”, doli VKM nr.1074, dt. 23/12/2015 “Për përcaktimin e masave përmënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publikepër personat me aftësi të kufizuara". Kjo VKM përcakton detyrimin e institucioneve publike duke përfshirë bashkitë, që brenda 6 muajsh, nga kalimi i VKM, të hartojnë një plan masash për eliminimin e barrierave në kompetencë të tyre.

Megjithëse kanë kaluar 3 vjet, as Bashkia Durrës dhe asnjë institucion publik tjetër në Durrësnuk e ka hartuar planin e masave e jo më të ketë nisur zbatimin e tij konkretisht për tëmundësuar më shumë akses për personat me aftësi të kufizuar. Kjo VKM parashikon mosfinancimin me para publike të asnjë projekti që nuk i katë përfshira elementët e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. Duhet theksuar që personat me aftësi të kufizuar nuk mund të gëzojnë dot të drejtën për arsim, punësim apo për të marrë pjesë në aspekte të tjera të jetës shoqërore e kulturore nësendërtesat, rrugët e trotuaret e transporti publik në Bashkinë Durrës nuk kanë elementët eaksesueshmërisë. Durrësi ende nuk është një qytet për të gjithë pasi pengesat ekzistuese përjashtojnë personat me aftësi të kufizuar të marrin pjesë lirshëm në shoqëri dhe të jenë të dukshëm në qytetin kujetojnë. Akoma më pak, Durrësi ofron infrastrukturë të aksesueshme për vizitorë me aftësi të kufizuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet