Rrezet që vijnë nga galaktikat

Një pjesë e vogël e rrezeve që na nxin lëkurën prodhohet nga drita e yjeve, që vjen nga galaktikat e largëta. Imagjinojeni veten të shtrirë në një plazh duke marrë rreze dielli. Dijeni se trupi juaj po bombardohet nga fotone drite, që duke u integruar me lëkurën tuaj, i japin asaj ngjyrën e errët. Thuajse të gjitha fotonet vijnë nga Dielli, përveç një pjese të vogël të cilat vijnë nga galaktika të largëta. Një studim i publikuar nga Astrophysical Journal një grup astronomësh ka matur një pjesë të energjisë e cila vjen në tokë nga jashtë galaktikës. Simon Driver, nga Radio Astronomy Research (ICRAR) thotë se sa herë që ne dalim nga dera, ditën apo natën, bombardohemi nga rreth 10 miliardë fotone që vijnë nga hapësirat intergalaktike. Fotone të tilla prodhohen nga yje të largëta dhe nga fenomene të dhunshme si vrimat e zeza, kur gëlltisin objektet afër. Megjithatë sasia e tyre është asgjë, në krahasim më fotonet e diellit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet