Edhe konsumimi i një cigareje të vetme në ditë vë në rrezik zemrën

Nëse jeni të mendimit se nesë konsumoni pak cigare në ditë, jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës apo të trurit gaboheni. Studimet tregojnë se mjafton edhe një cigare e vetme në ditë dhe ju tashmë jeni ndër ata që rrezikoheni nga këto sëmundje. Jeni po aq të rrezikuar edhe kur konsumoni 1 apo 20 cigare. Sipas një studimi meshkujt që pinë një cigare në ditë kishin rreth 48% më shumë rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe 25% më shumë gjasa të kenë një goditje në tru se sa ata që kurrë nuk kishin pirë duhan. Për femrat, ky raport është edhe më e lartë: 57% për sëmundjet e zemrës dhe 31% për goditje në tru. Për më tepër, njerëzit që pinë një cigare në ditë kishin 53% të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe 64% të rrezikut të goditjes në tru. Nga ana tjetër, gratë që pinte një cigare në ditë kishin 38% të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës dhe 36% të rrezikut të goditjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet