Edukimi ndërkulturor në Shalom. Viti i baballarëve dhe gjyshet

nga Anila Kastrati Cohen

Babi është heroi im !

Viti 2016 u shpall “Viti i Baballarëve” në Shalom përmes një aktiviteti të titulluar Mesazhe PAQE, zhvilluar me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe familjeve.

Përfshirja e baballarëve në edukimin e hershëm të fëmijëve: Dashuria e babait për fëmijët është po aq jetike sa ajo e nënës, dhe roli i tij mbetet i veçantë, në formimin e psikologjisë së fëmijës. Kur babai merr pjesë në edukimin e fëmijës që në fëmijërinë e hershme, atëherë fëmija ndihet në paqe me veten, është miqësor, i besueshëm, aktiv në shoqëri dhe individ i shëndetshëm. Është vënë re se baballarët aktivë transmetojnë siguri në periudhën e foshnjërisë tek fëmijët e tyre. Kështu, kur këta fëmijë përballen me situata të reja ose fenomene të panjohura, janë të predisponuar të përshtaten më me lehtësi, i kalojnë qetësisht situatat e tensionuara dhe janë më kuriozë për të zbuluar gjëra të panjohura. Vajzat e baballarëve aktivë janë më të lumtura, ndihen të përkrahura dhe rrjedhimisht kanë më shumë besim në vetvete.

Përkujdesja e babait lidhet ngushtë me jetën sociale të pasur, me pjekurinë dhe sjelljen e fëmijës. Nga studimet e bëra është piketuar se fëmijët e baballarëve të përkushtuar janë më të shoqërueshëm, dhe janë pikërisht këta fëmijë, që duhet dhe kanë më tepër vëmendje në shoqërinë e tyre. Kjo ndodh sepse këta ata kanë më pak ndjenja negative, krijojnë më pak zënka, tregohen më tolerantë dhe janë më të ndjeshëm dhe të kuptueshëm. Koha e kaluar me fëmijët është gjëja më e rëndësishme. “Nëse do Paqen në Botë, kthehu në shtëpi dhe duaje familjen tënde" NeneTeresaGjatë kësaj kohe babai nuk mund t'i japë fëmijës më shumë se çka ai ka mësuar nga jeta. Por, e përsëris, fëmija, më shumë se njohuritë ka nevojë për dashuri. Dashuria, jo vetëm ndaj fëmijës, por në përgjithësi në ambjentin familjar, është faktori kryesor që e bën fëmijën të ndjejë një siguri të plotë. Vihet re se fëmijët që kanë një baba aktiv janë më pak gënjeshtarë, depresivë dhe hiperaktivë. Studimet shkencore tregojnë qartë se marrëdhëniet e mira mes prindërve ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e fëmijës. Në rastet kur atmosfera mes prindërve është e tensionuar, me debate të shumta, dhe jo e lumtur bëhet një faktor ndikues në sjelljen agresive të fëmijës. Në rastet kur jetohet në një harmoni familjare dhe marrëdhëniet mes prindërve shkojnë mirë, kjo atmosferë ndikon pozitivisht në karakterin e fëmijës. Baballarët e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara. Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre.

Një muaj plot aktivitete ditore me pjesëmarrjen e të gjitha gjysheve: Traditat e secilës familje ndërthurur me mësim të integruar, gatime, albume fotografike, biseda dhe aktivitete artistike do ta bëjnë Shalom Center një familje të madhe, ku qendra e vëmendjes Çfarë i bën të pazëvendësueshme Gjyshet ? do jenë GJYSHET ♥. Krejt rastësisht mësova se 12 fëmijë në qëndrën tonë nuk i kanë gjyshet, disa prej tyre nuk i kanë njohur fare. Ky fakt më tronditi dhe mendova të organizoj një nismë për të gjitha Gjyshet e qendres Shalom, ku në çdo ditë të muajit Prill ato të jenë pjesë e ditës në kopësht të nipërve, mbesave dhe shokëve të tyre ! 1. Gjyshet janë aleate, jo kritike me fëmijët e vegjël. 2. Gjyshet e dinë se askush nuk është i përkryer, prandaj nuk mund të presin të përkryerën nga fëmijët. 3. Gjyshet i pranojnë gabimet e fëmijëve dhe ju japin mundësi për të mësuar nga to. 4. Fëmijët e vegjël janë implusiv dhe konkret. Gjyshet gjithmonë kanë përqëndrimin maksimal ndaj fëmijëve, ndaj fëmijët i kuptojnë shumë mirë këshillat e tyre dhe vërejtjet e tyre.

Të dashur prindër,

Tregojini fëmijëve tuaj sa me fat janë të njohin dashurinë e gjyshërve, dashurinë e vetme në Botë të pakompesueshme, të papërsëritshme, të veçantë që do jetë pjesë e historisë së fëmijërisë së tyre. Jam shumë e prekur dhe dua me gjithë shpirt të ftoj sa më shumë gjyshe në ketë fushatë me qëllim që dhe fëmijët e vegjël që nuk kanë thirrur me parë Nona të ndjejnë dashurinë e Duarartave, të emblave, mendje hapurave dhe të pa përtueshmeve GJYSHE. Më pëlqen të eci me gjyshin tim, hapat e tij janë të vogla si e imjat. Ai nuk thotë "shpejto". Ai gjithmonë më lë kohë. Më pëlqen të eci me gjyshin tim, sytë e tij shohin gjëra të çuditshme si të mitë, një re qesharake, kërmijtë e fshehur në gjethet me vesë. Shumica e të rriturve nxitojnë dhe ata nuk ndalen për të parë. Jam i lumtur qe Zoti krijoi gjyshin, të qetë dhe kurioz si unë.

Diversiteti kulturor: Diversiteti kulturor dhe etnik ka një gjuhë komunikimi e cila mësohet që në fëmijëri. Kjo gjuhë universale komunikimi është GJUHA E TË DREJTAVE TË NJERIUT. Interpretimi dhe njohja me të drejtat dhe detyrat e tyre sipas konventës botërore i bën fëmijët anëtarë të një shoqërie miqësore me njeriun në qendër. Paketa e edukimit ndër dhe multikulturor si dhe ndër dhe multietnik përfshin të gjithë fëmijët dhe familjet. Konceptet themelore lidhen me edukimin multikulturor dhe multietnik. Prioritet ynë është të ndërtojmë “shtëpinë“ në të cilën të gjithë do të jetojnë në paqe, harmoni dhe mirëkuptim. Edukimi për paqe përfshin shkencën mbi paqen. Roli i edukatës dhe i arsimit për ndërtimin paqes është themelor në përmasat e paqes. Në Shalom ne flasim për konceptin e paqes dhunë, pasojat dhe parandalimin e dhunës. Konfliktet dhe zgjidhja jo e dhunshme e konflikteve. Të gjitha këto objektiva i arrijmë përmes programeve mësimore të ndara në tema sipas programit të standarteve të MAS. Njerëzit nëpër botë. Pse quhemi Njerëz, çfarë na dallon nga gjallesat e tjera, racat dhe kulturat e tyre, si lindi arti, si lindi sporti, shtëpitë dhe banesat, ushqimi dhe gatimi, profesionet dhe pozicionet. Të drejtat e fëmijëve, detyrat e fëmijëve, atdheu im quhet Shqipëri, planetet dhe kontinentet, shtetet dhe qytetet.

Unë jam një Fëmijë Shalom!
Unë jam një individ.
Unë jam vetvetja
Një fëmijë i cili bën gabime, qesh, qan, lendohet, buzëqesh dhe do.
Unë jam ai që jam permes gëzimeve te mia, dhembjeve, lumturise dhe lotëve te mi.
Çdo hap në jetën time dhe çdo moment që shkon me ben një individ.
Çdo përvojë në jetë, e mirë apo e keqe, e lumtur apo e trishtuar më bën me të fortë.
Çdo moment , është një eksperiencë e re e jetës për mua dhe më bën të rritem sic dua te jem.
Ditë për ditë, orë me orë une marr një hap të ri në jetën time, një hap drejt botës së plotë të dijes.
Njohurite rreth meje më mësojne gjëra të reja.
Unë jam një fëmijë qe bej edhe gabime, por që di të mësojë prej tyre dhe nuk i bëj ato dy herë.
Unë jam një fëmijë që qesh me lot
Unë jam emocion.
Jeta ime është kuptimplotë nga njerëzit që më rrethojnë dhe kujtimet e bukura
Unë jam një Fëmijë Shalom

Edukimi social është një nga gjashtë fushat e standarteve të arsimit parashkollor dhe zhvillimi i kësaj fushe është një nga prioritetet e Shalomit. Synimi i punës tonë është të sigurojmë shanse të barabarta për të gjithë fëmijët, të zhvillojmë personalitetin, të respektojnë ndryshimet dhe interesa individuale, të ndihmojmë të vegjlit të njohin veten, liritë, të drejtat dhe detyrimet e tyre, të ndikojmë në gjykimin e së tashmes dhe të ardhmes së tyre, të ndërtojmë vullnetin për të pranuar se gjërat nuk ndodhin rastësisht por ndërtohen ! Përfshirja e prindërve në kopësht ka qëllim të ndihmojë ata të kuptojnë çfarë është Prindërimi, marrja e dhënia e informacioneve mbi fëmijët, të japin shëmbull pozitiv, të bëjnë fëmijët të kuptojnë se frekuentimi i kopshtit është një proçes i vlefshëm dhe i bukur. Studimet kanë treguar se pjesëmarrja e baballarëve është kyçe në shoqërinë e sotme pasi ndikon në përmirësimin e aftësive verbale, redukton varfërinë, stimulon sjelljen pozitive tek fëmijët, stimulon besimin dhe sigurinë e fëmijës, ul stresin e nënave, plotëson figurën e plotë të familjes. Familjet e shëndetshme krijojnë shoqëri të shëndetshme. /publiredaksional/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

5 Komentet

  1. Ina Kokomani  e Premte 10 Qershor, 2016

    Femijet e mi kane ndryshuar totalisht qe kur kane filluar tek Shalomi,tani po e kuptoj arsyen :) Ju jam mirenjohese Shalom Center,Nila dhe stafit tend.Perqafime Ina& Bledi& nona Jeta sigurisht

  2. Vasian Kuke  e Premte 10 Qershor, 2016

    Komplimenti Anila!

  3. Dritan Papajani  e Premte 10 Qershor, 2016

    Hermes News bravo qe promovoni te tilla modele edukimi! Shoqeria jone ka nevoje per MODELE .Shume bukur kopeshti Shalom,ide dhe bashkepunim i shkelqyer.Pergezime te sinqerta

  4. Dalina  e Premte 10 Qershor, 2016

    Ky eshte Kopshti Shalom. Ketu rriten jo vetem femijet por edhe ne prinderit.Eshte vertete nje vend ku cdo prind gjen paqe dhe siguri! Ndjehem me fat qe jemi familjarisht pjese e Shalomit.Suksese, suksese, suksese1

  5. alida  e Hënë 23 Maj, 2016

    artikull i mire, po problemi eshte se nuk praktikohen ne pjesen me te madhe......... ku eshte ky kopesht ?