Efektet shëndetësore të kafesë, si ndikon në shëndetin tonë një filxhan kafe?

Një përmbledhje masive e literaturës shkencore mbi kafen, të botuar në British Medical Journal zbuloi se pirja e tre deri në katër gota filxhan kafe të zezë në ditë siguron përfitimet shëndetësore në trupin tonë. Këto përfitime reduktojnë rrezikun për sëmundje të tilla si melanoma, sëmundjet e zemrës, skleroza, diabeti i tipit 2, sëmundja e mëlçisë, kanceri i prostatës, dhe Alzheimer. Por studimi i fundit gjithashtu zbuloi edhe ndikimin negative në dy aspkete të ndryshme. Nivelet e larta të konsumit të kafesë (më shumë se katër flxhanë) gjatë shtatzënisë, ndikojë shumë keq në peshën e fëmijës, në një shtatëzani me rrezik të lartë deri në vdekje të bebes. Gjithashtu për gratë me probabilitet më të lartë të thyerjeve të kockave, kafja rezulton mjaft me rrezik; e njëjta gjë nuk rezultonte e vërtetë për meshkujt. Hulumtimi i mëparshëm sugjeron gjithashtu njerëzit me probleme të gjumit ose ata që vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen me mjekun para se të shtojnë kafeinë në dietat e tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet