Fërgesë makaronash napoletane

Për gjashtë persona duhen: 400 gr makarona, 6 vezë, 80 gr proshutë e grirë, djath provolone valpadana (një lloj djathi italian, por ju mund të përdorni dhe të tjerë), 50 gram djath të grirë (peccorino gratugiato), vaj ulliri, kripë, piper. Në fillim zijini makaronat, pritini në copa të vogla dhe lërini të ftohen. Pastaj merrni proshutën pritini dhe lëreni të ftohen. Përzijini vezët me kripë, piper dhe djathin e grirë. Përzijini makaronat me vezët dhe hidhini në një enë në zjarr; hidhni aty 4 lugë vaj ulliri. Lërini të ngrohet pastaj aty hidhni gjysmën e makaronave që keni përzier me vezë. Aty sipër mbulojeni me djathë provolone dhe proshutën e grirë; hidhini makaronat që kanë mbetur. Ulni zjarrin dhe lërini të fërgohet për dhjetë minuta. Pastaj ktheni fërgesën nga ana tjetër me ndihmën e një pjate dhe bëni të njëjtën gjë për 10 minuta të tjera, me pjesën tjetër. Ju bëftë mirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet