Festojnë 80 vjetorin e martesës. Sekreti i jetëgjatësisë 'të jesh i sjellshëm me partnerin'

Çifti më i vjetër në botë. 105 dhe 106 vjeç

Ajo është 105 vjeç, kurse ai është 106. Dashuria e tyre ka qenë për plot 85 vjet, ndërsa martesa për 80 vjet. Janë çifti më i vjetër në botë. Së bashku bëjnë 211 vjet. Sipas tyre, sekreti për një jetë të gjatë është “të jesh i sjellshëm me partnerin”. Kështu besojnë dhe janë të kënaqur deri tani John Henderson dhe gruaja e tij Charlotte. Të dy janë njohur në universitet në vitin 1934 dhe që prej asaj kohe janë ende të dashuruar.

Sipas librit të rekordeve Guinness, të dy janë çifti më jetëgjatë. Banojnë në Austin të Teksasit dhe më 15 Dhjetor, do të festojnë 80 vjetorin e martesës. Janë martuar në vitin 1939 gjatë kohës së depresionit të madh. Për dhomën e hotelit gjatë udhëtimit që do të bëjnë me rastin e përvjetorit, kanë shpenzuar vetëm 10 dollarë. Dhjet vjet më parë janë transferuar në Longhorn Village, një komunitet për personat e vjetër të universitetit të teksasit.

Pyetja që u është bërë se “cila do të jetë dhurata tradicionale me rastin e 80 vjetorit?”. “Nuk ka asnjë dhuratë tradicionale për një çift që feston 80 vjetorin e martesës. Është më mirë që kjo traditë të ndyshojë”.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet