Finlanda, vendi më i lumtur në botë sipas Kombeve të Bashkuara

Pavarësisht kohës së ftohtë dhe dimrit të zymtë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas raportit më të fundit nga Kombet e Bashkuara. Vendi nordik është në krye të listës së 156 vendeve më të lumtura duke patur faktorë të rëndësishëm si cilësia e jetës, ndihma sociale dhe kurrupsioni. Finlanda ndodhet në krye të listës së vendeve më të lumtura edhe pse është vend me nivel të ulët dielli edhe pse me nivel të lartë depresioni.

Është renditur në krye për këtë vit nga vendi i pestë i një viti më parë, duke ulur norvegjinë në vendin e dytë. Burundi është renditur në vendin e fundit. Vendi afrikan është njëri nga më të varfërit në botë për shkak edhe të luftës civile dhe problemeve politike për dekada me radhë. Britania e Madhe renditet në vendin 19, ndërsa SHBA kalon në vendin e 18. Në vitin 2015, mbi një milion emigrantë depërtuan në Europë dhe mijëra prej tyre shkuan në Finlandë, një vend relativisht homogjen mbi shumë të huaj pavarësisht popullsisë prej 5.5 milionë banorësh.

Grupet më të mëdha emigratore të finlandës janë nga vende të tjera europiane, por atje ka edhe komunitete nga Afganistani, Iraku dhe Somalia. John Helliwell, bashkëpunëtor i Raportit Botëror të Lumturisë dhe profesor i ekonomisë në universitetin e British Columbia, ka theksuar se 10 vendet e renditura në krye të klasifikimit, kanë marrë pikët më të larta për shkak të emigracionit. Ai shton se një shoqëri e lumtur duket se është homogjene.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë raport është lidhja e lumturisë mes emigracionit ka të bëjë shumë edhe me banorët e zonës. Ata që shkojnë tek vendet e lumtura vazhdojnë të rriten të lumtur, ndërsa ata që lëvizin në vende më pak të lumtura humbasin pikë”. Në krye të dhjetëshes janë edhe vendet si Zvicra, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Suedia dhe Australia.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet