Fisi që jeton pa para dhe pa tekonologji

Chang Tang-Pa është fisi që jeton në kufirin tibetiano-indian, rrëzë Himalajeve, tërësisht të shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Fisi jeton pa dhe pa teknologji. Anëtarët e fisit i kalojnë ditët duke kërkuar ushqim për dhitë e tyre në malet me dëborë, duke u përpjekur dëshpërimisht për të mbijetuar. Fotografja Cat Vinton mori guximin dhe vendosi të bëhej pjesë e këtyre njerëzve për dy muaj, duke bërë jetë nomade dhe duke u përballur me vështirësi të shumta. Ajo u mirëprit nga fisi dhe në kohën që jetoi me ta vuri re një vendosmëria të palëkundur për të ruajtur mënyrën e tyre të jetesës. Vinton zbuloi se anëtarët e Chang Tang-Pa nuk kanë nevojë për para. Ata jetojnë vetëm përmes shkëmbimit mall me mall. “Është me të vërtetë mbresëlënëse, fuqia pa kompromis e besimit të tyre dhe forca e vendosmëria e tyre për të mbijetuar”, u shpreh fotografja Vinton, e cila jetoi dhe hëngri po ashtu si fisi për dy muaj me radhë. Fotografja zbulon se këta banorë janë të devotshëm ndaj zakoneve të tyre fetare, por edhe pse arsimi është i rëndësishëm në kulturën fetare budistëve, fëmijët e tyre nuk shkollohen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet