Fruthi, ja pse duhet të vaksinohesh!

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse virale. Në vitin 2016 rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga fruthi. Në mbarë botën mbetet një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve te fëmijët e vegjël. Vaksina kundër fruthit është përdorur që në vitin 1960, dhe është e sigurt dhe efektive. Gjatë periudhës 2000-2016, vaksinimi i fruthit parandaloi rreth 20.4 milionë vdekje. Në nivel global vdekjet nga fruthi janë zvogëluar 84% në vitet e fundit; Fruthi transmetohet nëpërmjet spërklave nga hunda, nga goja ose nga fyti i personave të infektuar. Forma e rëndë e fruthit ka më shumë gjasa të shfaqet te fëmijët e vegjël që janë të kequshqyer, veçanërisht ata të cilët kanë mungesë të vitaminës A ose sistem imuniteti të dobët. Ndërlikimet më të rënda përfshijnë verbim, infeksion të trurit, diarre të rëndë, dehidratim dhe infeksione të rënda respiratore, si pneumonia. Për të parandaluar fruthin, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon imunizimin e të gjithë fëmijëve dhe adultëve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është kundërindikuar. “Mbroni fëmijët nga fruthi nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit”, është apeli i Institutit të Shëndetit Publik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet