Helmonte dhe shpëtonte pacientë që të dukej hero, zbulohet mjeku mashtrues

Një mjek francez akuzohet se helmuar 24 pacientë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, që të mund të tregonte kështu aftësitë e tij jetë-shpëtuese dhe të cilësohej si hero. Anestezisti Frederic Pechier, akuzohet se ka injektuar doza të larta të klorur kaliumit, që shkaktonte arrest kardiak te pacientët që po i nënshtroheshin një operacioni. Dyshohet se 9 prej pacientëve kanë gjetur vdekjen në një klinikë private në lindje të qytetit Besancon, në Francë.

Kolegët e tij tregojnë se filluan të dyshonin kur ai i diagnostikonte pacientët menjëherë për mbidozë të medikamentit. Ai filloi të hetohej zyrtarisht në vitin 2017 për shtatë helmime; ndërkohë që gjatë një seance gjyqësore, u shtuan edhe 17 raste të tjera, duke shkuar numri në total i pacientëve në 24.

Hetuesit pohojnë se ai i ka krijuar qëllimisht rastet e emergjencave në sallën e operacionit për të luajtur rolin e heroit. Ata e krahasojnë mjekun me një “zjarrfikës piromaniak”. /Gazeta Shendeti/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet