Humbni kilogramët shtesë me ujë detoks

Një trend i ri dhe i shëndetshëm vjen direkt nga SH.B.A-ja, ai i "ujit detoks". Është një pije për shuarjen e etjes dhe pastruese që ju lejon të humbni në mënyrë efektive kilogramët shtesë dhe përmirëson sistemin imunitar.

Fjalë për fjalë ky emër do të thotë "ujë i pastruar". Në fakt, nuk është gjë tjetër veçse pije freskuese që shuan etjen dhe përgatitet duke mbushur ujin me fruta dhe perime dhe duke e lënë për një natë brenda në frigorifer. Kjo pije e dobishme përmban veti të ndryshme organoleptike bazuar në përbërësit që janë zgjedhur për përgatitjen. Është një ndihmë e vlefshme për të stimuluar diuresën, për të mbajtur lëkurën e hidratuar, të tonifikuar dhe elastike dhe rrit mbrojtjen imunitare. Ky ujë gjithashtu ju lejon të përmirësoni aftësitë konjitive. Gjithashtu i dobishëm për detoksifikimin e trupit pas rëndesës së ushqimit, nëse keni një bark të fryrë ose nëse vuani nga kapsllëku.

Tani është bërë tendencë e shëndetshme e guruve të shumtë të mirëqenies. Uji detox duhet të pihet gjatë gjithë ditës, veçanërisht nëse jeni me stomak bosh. Përgatitja e tij është shumë e thjeshtë. Për të përfituar në maksimum nga vlerat e tij është e nevojshme të zgjidhni përbërës organikë, të patrajtuar dhe ndoshta sezonalë. Versioni më i zakonshëm është ai i bazuar në limon, kastravec, xhenxhefil dhe nenexhik.

Kjo është një përzierje me përbërës që ju bëjnë të humbni kilogramët shtesë në pak kohë. Ajo gjithashtu e shuan etjen më së miri gjatë sezonit të verës. Në fakt, limoni përmban pepsinë, një substancë që ndihmon në djegien e yndyrës dhe aktivizimin e metabolizmit. Ndërsa kastraveci dhe xhenxhefili eliminojnë lëngjet e tepërta. Në fund nenexhiku është një ndihmë e çmuar nëse vuani nga gazrat e zorrëve.

Sipas ekspertëve, kur përgatitni dozën ditore të ujit pastrues, është e nevojshme t’I kushtoni vëmendje rregullimit të përbërësve brenda enës. Duhet të pozicionohen në fund fetat e limonit dhe më pas ato të kastravecit, më pas për t’u ndjekur nga gjethet e nenexhikut, karafili e xhenxhefil. Në fund të këtij procesi të përpiktë, ena mund të mbushet me ujë të freskët i cili përdoret për të mbuluar të gjithë përbërësit e përdorur.

Koha optimale e infuzionit zgjat rreth dymbëdhjetë orë. Kjo është arsyeja pse rekomandohet më shumë përgatitja e tij në mbrëmje para se ta shijoni atë këndshëm gjatë gjithë ditës tjetër. Për sa i përket enës, preferohen enë prej qelqi. Në fakt, ky material lejon ruajtjen në mënyrë perfekte të temperaturës së dëshiruar. Këto enë janë gjithashtu të vlefshme për ruajtjen e efekteve të substancave që do të lëshohen gjatë infuzionit. Një ide tjetër është ajo e përdorimit të enës me kapak, mundësisht me mbyllje hermetike. Gjithashtu ju mund të zgjidhni qese ushqimore transparente për mbylljen e enës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet