I ftohti po vjen, ne ju ofrojmë disa këshilla kundër viruseve të stinës

Vjeshta ka ardhur me mot të ftohtë, dhe shpesh, në këtë periudhë na shfaqen edhe sëmundjet sezonale. Për t’ju ardhur në ndihmë ju ofrojmë shtatë veprime të thjeshta që duhet të merren për të zvogëluar rrezikun e ftohjet, kollitjes apo gripit.

Rregulli i parë është gjumi i shëndetshëm dhe i mjaftushëm. Të paktën shtatë orë në natë për të rriturit. Privimi i gjumit, sidomos nëse është kronike, sjell një rrezik serioz të mbrojtjes imune.

Ushqimi i shëndetshëm: mos harroni kurrë mëngjesin. Konsumoni tre vakte të plota që përfshijnë gjithmonë ftuta dhe perime.

Aktiviteti fizik është mjaft i rëndësishëm, qoftë edhe vetëm për një shëtitje çdo ditë: ushtrimi riaktivizon qarkullimin e gjakut duke rritur funksionin imun.

Rregulli themelor kundër infeksionit është larja e duarve: mos hani asnjëherë, prekni hundën, sytë dhe gojën me duar të pista. Veprimi i parë në shtëpi është padyshim të lani duart.

Rregulli tjetër: mbani nën kontroll stresin. Mos lejoni që stresi t’ju mundë ju, por mposhteni ju atë.

Rregulli i gjashtë: qeshni dhe kaloni kohë me njerëzit e dashur. Socialiteti rrit mbrojtjen e imunitetit.

Së fundi një trup i ngrohtë mund të parandalojë viruset e stinës ndaj mos harroni shallet dhe veshjet e që ju mbajnë ngrohtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet