I varur nga rrjetet sociale? Ja si mund t'ia dalësh

Janë pesë simptomat që tregojnë për një lidhje të fortë më jetën digjitale: nëse kjo ndodh, duhet të hiqni spinën

Si të kuptosh se je i varur nga rrjetet sociale? Si të shërohesh për t'u kthyer në jetën normale dhe produktivitetit të punë?

Me këtë është marrë Instituti britanik Royal Society for Public Health, i cili u përpoq të zbulonte simptomat e një varësie sociale, që godet të paktën 5% të adoleshentëve. Për të mos folur më pas për të rriturit...

Si ta njohësh varësinë?

Instituti i Mbretëreshës Elizabeth ka gjetur pesë simptoma të cilat duhen mbajtur parasysh: e para është rritja e ankthit dhe depresionit, që është rritur me 70% tek të rinjtë gjatë 25 viteve të fundit. Duke kaluar më shumë se dy orë online, humori përkeqësohet për shkak të shumë fotove të lumtura me të cilat vendoset një kontakt, që rrit ankthin social. Kjo ndiqet nga mungesa e gjumit, e rëndë për të gjithë, por sidomos adoleshentët që janë në moshën e zhvillimit të funksioneve cerebrale. Kjo ndiqet me një obsesion të vërtetë për dukjen (90% e vajzave janë të pakënaqura me trupin e tyre), cyberbulizmin (që godet 37% të adoleshentëve) dhe në fund një fenomen i ri që quhet "Fear of Missing Out” (FoMO). Praktikisht është frika se mund të pjërjashtohesh nga eventet sepse je shumë pak aktiv në rrjetet sociale.

Cilat janë rrjetet sociale më të rrezikuara?

Instagram mbi të gjithë, më pas Snapchat, Facebook, Twitter e YouTube. Duke parë klasifikimin duket se problemi prek vetëm të rinjtë, por kjo nuk është e vërtetë. Ndjenja vetmie, inat, perjshtim, të qara prekin gra, burra dhe të rritur. Varësia e tyre është një obsesion i vërtetë për të numëruar Like-t, fotot, lajmet dhe mesazhet që u vinë në Facebook.

Si dilet?

E thjeshtë, mjafton ta njihni problemin dhe ti dedikoni rrjeteve sociale më pak kohë dhe bëni që kjo kohë të jetë më shumë produktive: dizintoksikimi është një proçes progresiv, ndërsa përqëndrimi në punë do të rrisë gradualisht dhe produktivitetin tuaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet