ISHP, fushatë informuese mbi mushkonjat

Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve ka vazhduar me fushatën “Derë më Derë” për kontrollin e mushkonjave në qytetin e Tiranës. Kjo fushatë do të zhvillohet gjatë periudhës Gusht – Shtator në 8 zona të qytetit që përfshijnë: zona sipër Qytetit Studenti, Rruga e Elbasanit-Ali Demi, Xhamlliku, gjimnazi “Sami Frasheri-Selvia, Stacioni i Trenit, Rruga e Kavajës -21 Dhjetori-Myslym Shyri, Kodra e Priftit-Shkozë, Rruga 5-Maji-Allias. Konkretisht qëllimi i kësaj fushate është: Informimi i qytetarëve lidhur me ciklin e zhvillimit të mushkonjave, vendet ku zhvillohen dhe masat që ata mund të ndërmarrin brenda territorit të banesave të tyre për të eliminuar vatrat potenciale të zhvillimit të larvave të mushkonjave. Gjithashtu, ISHP, ka rritur survejancën në gjithë vendin, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC). Instituti i Shëndetit Publik, rikonfirmon edhe njëherë se aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast të shfaqjes së virusit të Ethes së Nilit Perëndimor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet