Indi. Pas dekadash më në fund shihen malet Himalaja për shkak të pastrimit të ajrt. Covid-19 sjell rezultate

Banorët në shtetin verior indian të Punjabit, ndihen të kënaqur për shkak të vijës së pastër të të parit të majës së maleve Himalaja, të cilat janë tashmë të shikueshme mbi 100 milje largësi për shkak të reduktimit të ajrit të ndotur si pasojë e mbylljes së vendit për shkak të koronavirusit.

Banorët e qytetit të Jalandharit dhe të zonës përreth, janë duke postuar në rrjetet online që nga shtëpitë e tyre, ato pamje të cilat ata nuk i kishin parë asnjëherë prej dekadash me Himalajat. “Për herë të parë në 30 vjet mund të shoh qartësisht malet për shkak të pastrimit të ajrit si pasojë e koronavirusit. Është fantastike”, deklaron Majit Kang.

Fenomeni është bërë i mundur falë kualitetit të ajrit gjatë javëve të fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat u ndaluan të lëvizin nëpër rrugë dhe fluturimet janë ndaluar si përgjigje e pandemisë. New Delhi pati rritje me 44 për qind të pastërtisë së ajri.

Raportimet tregojnë se në total 85 qytetet në të gjithë indinë kanë parë shumë më pak ajër të ndotur në javën e parë të mbylljes së vendit. India raporton se ka mbi 6.000 raste të infektuar me koronavirus dhe 178 viktima.

Teksa malet e famshme Himalaja kanë nisur të shihen qartë se shumë vite më parë, duket se zona është edhe më e shkretuar. Shumë prej maleve janë mbyllur prej gati një muaji, në të dyja anët e malit Everest, në pikat e Nepalit dhe Kinës, duke e mbyllur malin për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet