Ja hotelet që nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet

Hotelet. Në Shqipëri kanë yje pa hesap, por asnjëherë nuk shkojnë në lartësinë e atyre yjeve që i kanë marrë. Kjo kur bëhet fjalë për kushtet që kanë, apo shërbimin që u ofrojnë klientëve. Në çmime po, ato janë përherë tepër të larta, le të themi në lartësinë e "yjeve" që mbajnë.

Qeveria shqiptare po bën gati një paketë, ku do të specifikohen kushtet, për të marrë "yjet". "Do vendosim një incentivë që kush merr operim me 5 yje midis listës së 30 brandeve të para ndërkombëtare, të mos ketë asnjë taksë për 10 vjet. Kështu që nuk është më e mundur që të jetë, “merr yllin dhe ngule” sepse ajo është certifikim i vetvetishëm, se ai do marrë operimin. Nuk ka sot një të tillë në Shqipëri që të ketë 5 yje, përveç Plazës në Tiranë. Por ne po e bëjmë këtë për gjithë pjesën e atyre që do jenë në zhvillim ose atyre që duan të adaptohen me këtë. E besoj se kjo do sjellë shumë mundësi të reja", tha dje nga Vlora, kryeministri shqiptar Edi Rama. Jo vetëm hotelet me pesë yje, por dhe katër. E rëndësishme është të plotësojnë kushtet e ambjenteve lukzose dhe mirëqënies së lartë.

Së bashku me "yjet", vijnë dhe rregullat për hotelet e tjera. Çdo hotel që ka gropa septike duhet patjetër deri në Maj të vendosi përpunimin e ujërave vet, përndryshe nuk hapen. Është një investim, që rrit shumë cilësinë, higjienën e të gjitha. Investime dhe projekte për turizmin do tëketë dhe në veri. Që nga rruga e Thethit, rruga e Velipojës, që ka filluar, dhe deri në fund të vitit pritet të mbarojë.

Është spektakël, që kalon mbi Rërën e hedhur dhe shkurton në mënyrë drastike kohën, por ngelet një distancë vetëm 50-60 metra për lidhjen turistike me Malin e Zi. Kështu nuk ka nevojë të kapësh veshin mbrapsht. Lidhesh direkt me një mini-platformë siç kalojnë makinat në Butrint, kuptohet aty është më masive. Po kështu edhe rruga e Thethit.

Më vonë do të bëhet një riplanifikim komplet të sezonit. Bëhet fjalë për një kalendar aktivitetesh për gjithë sezonin dhe të diversifikuar. Turizmi, i kombinuar me kulturën, me televizionet për të pasur një portofol. Maratonat janë një gjë, por dhe 2-3 koncerte më të mëdha dhe festivalet e kuzhinës tradicionale, të frutave.

Projekte dhe për rrugën lidhëse të Kurveleshit poshtë me Himarën, e cila del poshtë në Qeparo. Në mënyrë që të kesh mundësi të shkosh me rrugë normale nga poshtë, Qeparoi, Borshi, Himara, në mal në Kurvelesh. "Ajo është spektakël nga ana e bukurisë, me kanione, me ato ujërat, është e paparë. Bëhet atraksion e nuk është si sot. Me një fjalë janë ca gjëra që iu ka ardhur momenti dhe përputhet shumë mirë me mundësinë që kemi tani ne", tha dje Kryeministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet