Antonio Guterres, Sekretar i përgjithshëm i OKB

Ja pse Shba-të nuk mund të largohen nga marëveshja për klimën

Organizata e Kombeve të bashkuara e konsideron zhgënjyes vendimin e Shba-ve për tu tërhequr nga marëveshja e parisit, mbi klimën. "Vendimi i Shba-ve, për tu tërhequr nga marëveshja e Parisit, është tepër zhgënjyes", kujtoi zëdhënësi i Okb-së duke komentuar fjalët e sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres. Ai e konsideroi thelbësor faktin se Shba-të duhet të jenë lider për klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në botë. Washingtoni kishte bërë të ditur më parë se vendi largohej nga marëveshja, dhe kjo ka shkaktuar reagime të rënda nga pjesa tjetër e vendeve që kanë firmosur këtë marëveshje. Sipas nenit 28 të marëveshjes së Parisit, një vend mund të largohet në çdo moment nga kjo marëveshje, pas tre vitesh, që nga data kur kjo hyn në fuqi në po atë vend, dhe largimi i plotë fillon 1 vit pas depozitimit nga shteti dhe notifikimit. Më 3 Shtator 2016 Shba-të firmosën marëveshjen për klimën, e cila hyri në fuqi në nëntor 2016.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet