Ja pse motra e madhe është njeriu më i rëndësishëm i jetës tënde, pas nënës

Motra e madhe është njeriu më i rëndësishëm i jetës tënde, pas nënës.

Kush është fëmijë i vetëm në familje nuk mund ta kuptojë një gjë të tillë. Ai/Ajo që e ka një motër më të madhe, e ka parë Zoti: figura e saj është shumë e rëndësishme. Ja pse.

Një prej dhuratave më të bukura që jeta mund të na bëjë, është një motër e madhe. Ajo ndoshta ka qenë xheloze kur erdhe ti, siç ndodh zakonisht. Do ta ketë pyetur veten "kur do të ikë ky?", por më vonë nga një kapriçio tek një përkëdhelje ka mësuar të të dojë. Dhe nuk ka pushuar kurrë së dashuri.

Sepse ky është rregulli, vëllezërit dhe motrat që rritën bashkë, i kalojnë ditët si macja me miun. Grinden po, por kur njëri prej tyre nuk është, tjetri e kërkon. Të gjithë e duan mamanë dhe babin të gjithin për veten e tyre, por kur vëllai apo motra kanë patur nevojë më të mëdhenjtë kanë filluar të kujdesen për të, pa e kuptuar. Kjo sepse fakti që janë më të mëdhenj i ka bërë të ndjehen më të përgjegjshëm ndaj tjetrit.

Motra jote më e madhe të do, pa kushte. Nëse keni një diferencë të madhë në moshë, ajo të është bërë nënë e dytë. Por dhe nëse vitet nuk janë shumë, gjithsesi ajo ka kontribuar të të rrisë dhe të të edukojë. I ka ndarë me ty biskotat që ka vjedhur nga kuzhina, të ka ndihmuar të ngrihesh në këmbë kur në rrëzuar, të ka mbrojtur nga bullët, të ka fshirë hundët kur ishe shumë e vogël, ka fjetur me ty kur ka patur vetëtima, dhe të ka mësuar të lidhësh këpucët.

Ajo ka qenë mikja jote e parë, dhe bashkëpunëtorja jote e parë po ashtu. Ajo ti ka tharë lotët herën e parë kur dikush të ka thyer zemrën. Asaj nuk duhet ti fshehësh asgjë, sepse për të je një libër i hapur. Të kupton dhe nuk të gjykon.

Ndoshta me kalimin e viteve keni humbur pak kontaktet. Motra jote do të jetë për ty gjithmonë një pikë referimi. Në çdo cep të botës, kudo që të jesh, kur të dëgjosh zërin e saj do të ndjehesh si në shtëpi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet