Ja pse nuk duhet të humbasim besimin në vetvete

Një nga sfidat më të rëndësishme të njeriut është gjetja e mundësive për të përmirësuar jetesën. Anna Ëoodhouse na shpjegon se çfarë do të thotë të ndryshoh jetën tënde.. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte ende e vogël. Ajo jetonte me nënën e saj dhe nuk kishte shumë të ardhura ekonomike. Për Anën, eksperiencat e hershme por edhe dashuria e nënës, ndikuan shumë në edukimin e saj. Që në bankat e shkollës ajo ishte një fëmijë i ndrojtur, me vetëbesim të ulët, arsyet e të cilit nuk di ti shpjegojë. Duke qënë një fëmijë i ndjeshëm, nxënësit e tjerë në shkollë e tallnin dhe e shanin, duke bërë atë të urrente vetveten.

Anna u rrit dhe u shkollua në Brindlington, një qytet të bukur por me anët e shëmtuara të tij si droga papunësia dhe krimi.Puna në këtë qytet është sezonale dhe gjallërohet vetëm kur vijnë turistët. Sipas Anës Bridlingtoni nuk të ofronte asgjë kështuqë duhej të largohej. Prej katër vjetësh Ana ka vuajtur nga anoreksia dhe problemet e frymëmarrjes dhe nga i dashuri që abuzonte me të. Në moshën 19 vjeçare ajo dukej sikur i kishte humbur të gjitha shpresat. Më pas ajo lëvizi në qytetin e Leedsit ku mbaroi universitetin me grada të larta. Ajo ja dedikoj jetën studimeve duke u bërë pedagoge dhe duke hequr dorë nga lidhjet e këqija. Duke parë ndryshimet që ka bërë në gjithë këto vitë, asaj i duket e pabesueshme. Anna nuk e humbi shpresën dhe ja doli të ndreqte jetën e saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet