KLSH ''nxin'' inspektorët e AKUt, të pakualifikuar

Qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur nga Aku. Deklarata vjen nga Kontrolli i lartë i shtetit, i cili pas një auditimi për një periudhë pesë vjeçare në institucion, ka arritur në konkluzion se AKU "nuk përmbush të gjitha funksionet e veta". Në 29 rekomandime dhe 22 masa organizative KLSH propozon përmirësimin e situatës, deri në vitin 2018. Nuk ka një rregullore të brendshme që të mbikqyret nga bordi, çfarë do të thotë se AKU kryen punën e vet në boshllëk të plotë ligjor. Nuk ka hartë për kontrolle periodike dhe ka një numër të konsiderueshëm inspektorësh të cilët nuk kanë lidhje me fushën e sigurisë ushqimore. Inspektorët nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorëve të çertifikuar për mallrat ushqimorë të importuar, mbi bazën e të cilave duhet të paraqitet raport-analiza e kryer në vendet e origjinës. Përveç kësaj AKU ka kryer analiza nëpër laboratorë të paçertifikuar, nga Ministria e bujqësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet