Kek me kajsi dhe therime (Marillen-Streuselkuchen)

Per nje tave 30x25

Keku poshte:

100 gr gjalpe ose margarine

100 gr sheqer (une perdora sheqer pluhur)

200 gr miell

3 veze

lekure limoni

2 luge kafeje pluhur pjekes

pastaj lart e mbuloj komplet me kajsi te prera ne feta te cilat i perzieva me pak niseshte qe te thithin lageshtiren gjate pjekjes pasi kajsite leshojne shum lageshti dhe keku del i qullte,nese merrni nektarina ose pjeshke te forta nuk eshte nevoja per kete gje kisha rreth 800 gr kajsi.

Per kremin:

500 ml qumesht

1 pako sheqer vaniljeje

2 luge sheqer kaf

nje bishtaje vaniljeje

1 pako buding vaniljeje une perdora nje lloj budingu bio pa aroma dhe ngjyrues artificial nga firma Alnatura ndaj edhe ngjyra nuk eshte e verdhe si ato te tjerat,mund te beni edhe nje krem pasticieri vete.

Per therimet perzieva ne mikser 3 luge miell ,2 luge pluhur kokosi dhe 5 luge bajame te pjekura te bluara(mund ti vini edhe arra ose lajthi),gjalpe rreth 100 gr.

Receten e mora ketu http://www.coolinarika.com/recept/cupavi-kolac-sa-breskvama/ por e ndryshova pak sipas mendjes sime dhe permasat gjithashtu,ia pershtata taves sime.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet