Kek me kumbulla

nga Brunhilda Çela

Përbërësit: 1 gotë ujë miell i plotë (ju mund te merrni miell normal)

-1 filxhan çaji miell normal

-1 filxhan çaji bajame të bardha të bluar ose lajthi

-1/2 pako pluhur pjekës

-esencë vaniljeje

-pak kanellë

-4-5 vezë

-1 filxhan çaji vaj luledielli ose gjalpë të shkrirë (une e bera me vaj)

-250 ml kos ose qumësht

-1 gotë sheqer integral ose merrni sheqer normal

kumbulla reth 600 gr (jo te buta)

pak sheqer për kumbullat lart e pak kanellë

Rrah në fillim vezët me sheqerin rreth 5 miunta dhe shtoj me radhë kosin, vajin, esencën e vaniljes, kanellën. Vazhdoj rrahjen (foto) dhe në fund shtoj miellërat e përzier me bajamet (ose lajthitë) dhe pluhurin pjekës lugë - lugë e jo me shumë shpejtësi.

Furrën e ngroh në 185 gradë. E shtroj brumin në një tavë ku kam shtruar letër pjekëse poshtë, radhis kumbullat bukur i spërkas më pak sheqer dhe kanellë dhe i vë të piqen, rreth 40 minuta. Në fund e spërkas me pak sheqer pluhur. Ju bëftë mirë !

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet