Keni provuar ndonjëherë të gatuani ‘thashetheme’, lexoni recetën

Kjo recetë italiane është vërtet shumë e shijshme. Si cdo ushqim që i përket një feste, ‘thashethemet’ i përkasin periudhës së karnavaleve. Të ëmbla, pak krokante, të skuqura me pak sheqer pluhur janë një recetë vërtet e shijshme. Receta:

500g miell, 50g gjalp, 70g sheqer, 3 vezë, pluhur për pjekje, vanilie, verë ose rum, sipas dëshirës. Përgatitja. Për brumin shtoni miellin së bashku me pluhurin pjekës dhe përzieni. Më pas shtoni, gjalpin sheqerin vezët e rrahura dhe verën (ose një alkol tjetër sipas dëshirës). Rriheni mirë derisa të formohet një masë homogjene. Nëse ëshë e fortë mudn ti shtoni pak ujë. Lëreni të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas ndajeni në pjesë. Bëjeni si petë dhe më pas mbështilleni duke i dhënë formë (kjo mund të bëhet edhe sipas dëshirës). Më pas në një enë me vaj shumë të nxehtë hidhini të skuqen nga të dyja anët. Vendosini në pjatë dhe lart mund ti hidhni pak sheqer pluhur. Mund ti vendosni në qese dhe ti konsumoni edhe pas dy ditësh. Një këshillë: nëse do ti shtoni një ingredient tjetër mund ta bëni lehtësisht, psh lëkura limoni apo rum madje edhe raki në vend të verës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet