Anila Bega Cohen, Drejtore e Shalom Center Albania

Këshilla praktike për prindërit që duhen zbatuar Tani...!

Anila Bega Cohen, Drejtore e Shalom Center Albania

FEMIJET MESOJNE ATE QE PERJETOJNE!

Kënaquni me fëmijët tuaj tani!

1. Tregojini fëmijëve që nuk kanë nevojë "ta fitojnë" dashurinë tuaj

2. Gëzohuni bashkë çdo ditë dhe bindeni fëmijën se e doni pa kushte.

Pranojeni individualitetin e fëmijës tani!

1. Respektoni talentin, cilësitë, ndjenjat, ëndrrat, synimet, fshehtësitë, problemet dhe betejat e fëmijës tuaj

2. Ndjenjat dhe sjellja janë dy gjëra të ndryshme!

1. Të gjitha ndjenjat janë të pranueshme por me rëndësi është të caktohen rregullat e sjelljes.

2. Njihni ndjenjat e fëmijes suaj dhe ndihmojeni atë që ti shfaq ato në mënyrë konstruktive.

Bëhuni aleat, jo kritik!

1. Askush nuk është i përkryer, prandaj as ne nuk mund të presim të përkryeren nga fëmijët tanë.

2. Pranoni gabimet tuaja dhe të fëmijëve tuaj dhe trajtoni ata si mundësi për të mësuar dhe për të përparuar.

3. Kini parasysh fazën zhvillimore të fëmijës suaj dhe më te përshtatni pritjet tuaja.

4. Fëmijët e vegjël janë implusiv dhe konkret. Sigurohuni që e keni përqëndrimin e fëmijes dhe që ai e kupton atë për të cilën ju flisni kur e lutni që të bëjë diçka ose kur i jepni ndonjë informacion.

Edukoni fëmijën drejt!

1. Përdorni rregulla të reja, të drejta, që të mund ti zbatoni dhe ju vetë. Merr kohën e mjaftueshme që ju duhet për tu shpjeguar saktë fenomenet. Padija është zanafilla e shumë problemeve.

2. Jeni konsekuent në metodat tuaja disiplinore

3. Përdorni fjalën që t'i shpjegoni fëmijës se çfarë prisni nga ai

4. Përdorni TIME OUT-in dhe pasojat logjike e natyrore, në vend të ngritjes së zërit.

Promovoni vlerat e secilit fëmijë...

1. Bëhuni model i mirë i kujdesit, i komunikimit, i sjelljes dhe i marëdhënieve

2. Bëhuni shembull për sjelljet dhe tregojini fëmijës se çfarë iu pëlqen në veprimet e tij

3. Diskutoni për efektet e sjelljes së tij tek të tjerët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet