Këshilla, ushqimet që ju zgjasin jetën

Peshku mban vendin e parë për një jetë të shëndetëshme

Ushqimi i shëndetshëm është një nga faktorët kryesor për jetë të gjatë. Por, janë disa ushqime që janë të mira për shëndetin tuaj të përgjithshëm, janë shumë të mira edhe për ngadalësimin e procesit të plakjes. Peshku pa dyshim është numri një. Studimet tregojnë se ata që hanë shumë peshk, pothuajse nuk vuajnë kurrë nga sëmundjet e zemrës. Peshku është, siç dihet tashmë, jashtëzakonisht i pasur me yndyrna omega-3, të cilat stabilizojnë ritmin e zemrës dhe mbrojnë nga kolesteroli.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të ngopura dhe është shumë i mirë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ndoshta ushqimi më interesant dhe më i preferuar për ne është çokollata që kësaj radhe është në vendin e tretë. Është e pasur me kakao e cila është e mirë për enët e gjakut. Çokollata është e mirë (nëse konsumohet në kufij të arsyeshëm) për të parandaluar edhe disa forma të diabetit, sidomos diabetin e tipit 2.

Kosi

Kosi ngadalëson procesin e plakjes pasi është i pasur me kalcium, duke parandaluar kështu edhe sëmundjet që lidhen me eshtrat.

Fruta të thata

Boronicat dhe arrat, bajamet, lajthitë e të tjera janë në fund, por jo për nga rëndësia në procesin e plakjes.

Parandalojnë sëmundjen e diabetit por në të njejtën kohë konsumoni shumë në mënyrë që të plakeni më ngadalë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet