Këshilla: rregulli dhe pastërtia largojnë energjitë negative

Protagoniste absolute e një programi shumë të ndjekur që jepet në streaming "Të sistemojmë me Marie Kondo", seria e ideuar nga vetë ajo sipas metodës KonMarik, për të sjellë rregullin në shtëpi dhe për të përmirësuar jetën. Këshillat e saj më të mira për rregullin dhe pastërtinë brenda ambjentit. Marie Kondi pretendon se përmirësimi i jetës sonë varet shumë nga rregulli. Ajo është kthyer në guru-në e shtëpiakeve dhe ka miliona fan në mbarë botën. Këshillat që jep janë të thjeshta dhe praktike. Si të sistemojnë raftet, sirtarët, këmishat, bluzat. Kondo pretendon se kur heqim gjërat e tepërta nga rafti dhe ato të cilat na sjellin emocione të hidhura, ne lirohemi nga energjitë negative dhe i bëjmë hapësirë vetes sonë, për më shumë ajër brenda nesh. Është një psikoterapi shumë e mirë. Eliminimi i çdolloj gjëje që nuk na pëlqen na liron nga emocionet negative që mbart ajo gjë. Ka lançuar dy bestseller deri tani Marie Kondo. Shumë prej klientave të mi, thotë Marie, pas disa javësh që janë marrë me rregullin, kanë gjetur kurajon për të rifilluar projekte që i kishin lenë prëj kohësh të mbyllura. Doni ta provoni dhe ju?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet