Këshillat e kardiologëve: kafe dhe çokollatë

Konsumi i kafesë ka një efekt pozitiv në trupin e njerit. Katër ose pesë kafe në ditë, madje edhe kafe dekafeinato, çojnë në uljen e vdekshmërisë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Kafeja është substanca me më shumë antioksidantë ekzistues në natyrë. Dhe në mënyrë të ngjashme, efektet pozitive në shëndetin e zemrës, rezultojnë edhe në konsumimin e çokollatës së errët dei në 85-90%.

“Më mirë të parandalosh se sa të mjekosh”- kështu shprehen mjekët të cilët tashmë fokusin e kanë në parandalimin e sëmundjeve. Në njëzet vitet e fundit ka teknika të reja në dispozicion, teknika të reja kirurgjikale, të cilat padyshim kanë ulur vdekshmërinë, por për tre të katërtat merita është parandalimi. Por përveç vetëdijes së faktorëve të rrezikut, një pikë tjetër vendimtare është njohja e asaj që është e mirë për shëndetin e zemrës dhe trupit tonë në përgjithësi. Në këtë kuptim, risia më interesante është përdorimi i kafesë.

Nga vëzhgimi i mjekëve ka të dhëna se mbi 10,000 individë të janë konsumues të rregullt të kafesë kanë më pak ankth, flenë më mirë dhe nuk kanë presion të lartë në krahasim me ata nuk pinë. Një studim francez që analizoi më shumë se 200,000 njerëz konfirmoi se personat që pinë kafe kanë një humor më të mirë, më pak ankth, janë më të qetë, dhe nuk kanë presion të lartë të gjakut apo kolesterol. Efekti është i njëjtë edhe nga përdorimi i çokollatës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet