Koha e humbur...

Nëse kalon 1 minut duke përgatitur një kafe është pak. Por nëse e shumëzoni me të gjitha kafetë e e jetës bëhen 35 ditë. Mendoni tani kohën që ju harxhoni për...

Matja e kohës për 70 vite në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme është një operacion vetëm teorik, që mund të na japë rrezultate të përafërta. Secili nga ne e shpenzon kohën e vet në mënyra të ndryshme, ashtu si jeta e tij është e ndryshme nga ajo e cilitdo tjetër. Në këtë kuptim koha dhe jeta janë e njëjta gjë. Megjithatë nëse kuptojmë se sa kohë harxhojmë në veprimet tona të përditshme, na ndihmon të jemi më të ndërgjegjshëm sa kohë na ikën nëpër aktivitete, disa herë të domosdoshme, disa herë jo.

Sot nuk është e lehtë të menaxhojmë kohën: punojmë më shumë e më gjatë; kalojmë orë të tëra në trafik (nga shtëpia në punë, ose për të bërë pazar në supermarkete). Nuk mund të bëjmë pa disa aktivitete, por në disa të tjera mund të vendosim prioritete dhe të organizohemi më mirë.

Disa statisika të kohës së humbur:

  • Furnizimi me gaz: 10 min. (25 ditë gjatë jetës)
  • Lidhja e këpucëve: 20 sek. (6 ditë)
  • Marrja e ashensorit: 28 sek. (50 ditë)
  • Prerja e thonjve: 5 min. (13 ditë)
  • Duke pritur semaforin jeshil: 13 sek. (38 ditë)
  • Lyrja e thonjve: 5 min. (13 ditë)
  • Larja e dhëmbëve: 2 min. (106 ditë)
  • Ngrënia: 8 sek. (140 ditë)
  • Përgatitja e kafes: 1 min. (35 ditë)
  • Larja: 10 min. (177 ditë)
Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet